Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çrregullimi i tiroidës, pamundësi për shtatzani

Këshilla për shtatzëna 23/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse për më shumë se një vit përpiqeni të ngjizni një fëmijë, por përkjet kanë dështuar, duhet të bëni një kontroll shëndetësor për të parë nëse gjendra e tiroides funksionit si duhet!

Shumë gra nuk e dinë se funksionimi normal i tiroides ka një rol të rëndësishëm përsa i përket fertilitetit të gruas.. Hormonet që lirohen nga kjo gjendër monitorojnë shumë procese metabolike, një ndër to dhe aftësia e femrës për të mbajtur një shtatzëni.

Cilido qoftë problemi hypotiroidizmi apo hipertiroidizmi të dyja çrregullimet pengojnë një shtatzëni të shëndetshme.

Shkaktarët e çrregullimeve të lartëpërmendura:

  • Ekspozimi constant ndaj niveleve të larta të stresit
  • Dietë ushqimore e varfër që nuk plotëson nevojat e organzimit për minerale, vitamina apo lëndë ushqyese
  • Çrregullimet e imunitetit
  • Nivelet e tepërta të estrogjenit dhe prolaktinës në trup

Vështirësi për të humbur peshë, rënie ekstreme e flokëve, lodhje kronike, dhimbje të muskujve, depresion, libido e zvogëluar, cikle të parregullta menstruale janë disa nga simptomat fizike dhe psikologjike të tiroidit që funksionon nën nivelin normal, që quhet hipotiroidizëm.

Ndërkaq, humbje e papritur dhe e shpejtë e peshës, flokë të brishta, djersitje e tepërt, ankth, rrahje të shpejta të zemrës, ndryshim në ciklet menstruale, apetit i shtuar dhe gjëndër e zmadhuar e tiroidit janë disa nga simptomat e tiroidit që funksionin më tepër se normalisht, që quhet hipertidoidizëm.

Si ndikon gjendra e tiroides në fertilitetin e gruas:

– Çrregullon ciklin menstrual

– Shkakton probleme të implantimit të vezës së fertilizuar, për shkak të ciklit të hershëm

– Ul temperaturen trupore, gje që nuk mundëson zhvillimin e embrionit.

– Rrisin nivelin e prolaktinës, duke mos bërë të mundur ovulimin.

*Për ta përmirësuar funksionimin e tiroidit rekomandohet të ushqeheni shëndetshëm, në veçanti me ushqime që përmbajnë zink, l-tyrosinë, selen, omega-3, dhe vitaminat B, C, E dhe A. Mos hani sasi të tepërta të ushqimit që përmban shumë kripë pasi që ka efekt negativ në gjëndrën e tiroidit. Nëse keni nivele të çrregullta të tiroidit dhe planifikoni të mbeteni shtatzënë apo jeni shtatzënë, atëherë konsultohuni me gjinekologun tuaj i cili ju udhëzon medikamente për ta menaxhuar nivelin e tiroidit. Medikamentet janë shumë të rëndësishme, përndryshe ka rrezik nga komplikimet apo aborti nëse mbeteni shtatzënë. Burimi: bebaime.com

Artikulli paraprakGjethja e cila lufton sëmundjet e zemrës
Artikulli i rradhës Avantazhet e diagnostikimit të autizmit para moshës dy vjeçare

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.