Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deklarata e bashkëshortes së Gjakovës para Policisë: Nuk ndihem e kërcënuar nga Akili

Lajme 18/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Akil Gjakova
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të cilën janë në proces divorci, nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk është recidivist i asnjë vepre penale.

Nga dosja e të kaluarës së tij demantohet ajo që u raportua të mërkurën në media, e po ashtu edhe pjesë nga deklarata e gruas së tij. Gruaja e Gjakovës ka deklaruar ndër të tjera se nuk ndihet e rrezikuar nga ai.

Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, ajo thotë se “Jo, nuk ndihem e kërcënuar sepse nga korriku i vitit 2023 nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, vetëm psiqike.”

Po ashtu, ajo ka deklaruar se “Për dhunë fizike nuk kam pranuar tretman mjekësor, mirëpo kam qenë të psikologu dy herë sepse kam qenë në gjendje të rëndua.”

Ndërsa ka shtuar se “Dhuna fizike dhe lëndimet që m’i ka shkaktuar kanë qenë vitin e kaluar, në vitin 2023” – duke iu referuar pamjeve të publikuara.

Ndryshe, sipas dosjes që posedon Sinjali, rezulton se Akil Gjakova ka vetëm kundërvajtje trafiku dhe nuk ka asnjë rast qoftë për veprën penale dhunë në familje apo ndonjë vepër tjetër.

Në media dje u raportua se Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj xhudistit, ku mes tjerash thuhej se “Akil Gjakova është recidivist, dhe se ai e ka gënjyer Policinë dhe se ai mund të arratiset.”

Artikulli paraprakZvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
Artikulli i rradhës Moti sot – Vranët dhe me diell

Ju sugjerojmë

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.