Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dëme milionëshe nga zjarri në objektin e kompanisë ‘Koslabor’

Lajme 05/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një depo të pajisjeve mjekësore, që gjendet në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Zjarri nuk është shuar akoma. Zjarrfikësit qe disa orë po luftojnë me flakët atje.

Tym i madh është krijuar mëngjesin e sotëm, përgjatë rrugës Prishtinë-Ferizaj, pas zjarrit që ka përfshirë një depo. Bëhet fjalë për depon e kompanisë “Koslabor”, ku ruhen pajisje mjekësore.

Në pamje shihen zjarrfikësit duke vrapuar për ta shuar zjarrin, që po vazhdon ende, dhe Policia e Kosovës. Afër objektit janë mbledhur edhe qytetarë.

Depoja është e ndarë në tri objekte, dhe zjarri duket se ka shpërthyer nga objekti që gjendet në mes.

Shefki Mehmeti, vëllai i pronarit të objektit, që e shfrytëzon me qira kjo kompani ka thënë për Televioznin T7 se nuk e di se cilët janë shkaktarët e zjarrit, por se dëmet janë milionëshe.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, i ka thënë Gazetës Express se nga zjarri s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ahmeti ka thënë se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për Express.

Artikulli paraprakGjashtë shenjat treguese që fëmija juaj mund të ketë autizëm
Artikulli i rradhës Ky është mjeku i syve që ka kryer mbi 3 mijë operacione ‘SmartSurface’ për heqjen e dioptrisë

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.