Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Depresioni post-natal, edhe burrat mund të preken nga ai

Jetë 15/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë faktorë mund të kontribojnë në depresionin postnatal tek baballarët e rinj. Më i zakonshmi është depresioni i nënës pas lindjes.

Etërit, partneret e të cilëve kanë depresion pas lindjes, janë gati dy herë e gjysmë më shumë më të ekspozuar ndaj depresionit në gjashtë javët e para pas lindjes së fëmijës, transmeton GazetaShneta.

Por ekziston një injorim total ndaj baballarëve me depression të cilët nuk marrin përkrahje dhe trajtim të duhur.

Po ashtu, etërit e rinj gjithashtu kanë më shumë gjasa që të kthehen në punë më herët e në disa raste nuk marrin as pushim kur të bëhen prindër.

Pritshmëria që ata të luajnë një rol aktiv në kujdesin ndaj fëmijëve, në sigurimin e mirëqenies së familjes, duke shtuar këtu edhe mungesën e trajtimit të psikikës së tyre, bën që ata të hyjnë edhe më shumë në depresion, përcjellë “The Conversation”.

Etërit e rinj gjithashtu mund të kenë vështirësi në zhvillimin e lidhjes emocionale me fëmijën e tyre në krahasim me nënat, të cilat në anën tjetër janë duke luftuar me rimarrjen e vetes pas lindjes.

I tërë ky boshllëk në trajtimin e tyre pasi të bëhn prindër ka të bëjë edh eme hezitimin e vetë atyre që të flasin hapur rreth simptomave të përkeqësimit të shëndetit mendor, veçanërisht nëse zbulimet e tilla shihen si të papajtueshme me idealet e maskulinitetit.

Por mund të jetë gjithashtu sepse praktikuesit e kujdesit shëndetësor nuk e njohin depresionin tek baballarët e rinj ose nuk ofrojnë mundësi për baballarët e rinj për të paraqitur shqetësimet në lidhje me shëndetin e tyre mendor.

Ajo që nevojitet është shqyrtimi i rregullt i baballarëve të rinj për depresion dhe gjendjen e përgjithshmë të shëndetit mendor, në mënyrë që të gjithë prindërit e rinj të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kjo, nga ana tjetër, kërkon që praktikuesit e kujdesit shëndetësor që kanë më shumë gjasa të takojnë baballarët e rinj, të jenë së pari të vetëdijshëm për një kondicion të tillë, pastaj të kenë arsimim gjegjës, dhe të ndajnë kohë të mjaftueshme për t’u angazhuar edhe me baballarët./GazetaShneta/

Artikulli paraprakBurrat dhe gratë e përjetojnë lumturinë ndryshe nga njëri-tjetri, këtu është arsyeja
Artikulli i rradhës Si ta evitoni helmimin nga ushqimi gjatë piknikut veror

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.