Derisa nëna po rrinte me kokë në telefon, vetura e godet për vdekje 2 vjeçaren (Video)

2017-03-29 në ora 18:17

Ky incident ka ndodhur në Pekin, Kinë, ku shihet një vajzë e vogël 2 vjeçare e quajtur Tutu, teksa po ecte, ndërkaq prapa kishte nënën e saj, transmeton Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, shihet edhe shoferi tek po hynte në veturën e tij. Për një moment vogëlushja i del përpara veturës, që shoferi as nuk e kishte dalluar. Por nëna e saj naive, me kokë në telefon nuk e sheh derisa vajza futet nën veturë.

Ata arritën ta nxjerrin vajzën, por derisa mbërritën në emergjencë ajo vdiq.

Rreth 710.000.000 njerëz në Kinë, ose 92% e tyre, konsiderohet të jenë totalisht të hutuar në telefonat e tyre, kryesisht nëpër rrjete sociale.

Vdekja e vogëlushes, ka krijuar zemërim nëpër mediat sociale kineze, duke thënë se po krijojnë rreziqe edhe për fëmijë nga moskujdesi i tyre, pasi po ua merr mendtë telefoni.

Liu Qinxue, ekspert i njerëzve të varur nga smartfonët, në Kinë, tha se ky aksident mund të shërbejë si paralajmërim për prindërit tjerë. /Gazeta Shneta/