Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhëmbët e qumështit tek femijët

Jetë 21/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në saje të dhëmbëve të qumështit, fëmijët arrijnë të hanë ushqime të forta e të përtypen, çka favorizon zhvillimin e nofullave. Por, këta dhëmbë të fillimit, pra të qumështit, duhet që një ditë të zëvendësohen dhe dhëmbi përfundimtar del poshtë tij.

Pak nga pak ai prish rrënjën e dhëmbit të qumështit, i cili më së fundi bie.

Në fakt, dhëmbët përfundimtarë në gojën e njeriut bëhen dhe marrin formë rreth moshës 12 vjeçare. Dhëmbët e qumështit fillojnë të bien rreth moshës 6 vjeçare. Duhet ditur se fëmijët nuk i humbin këta lloj dhëmbësh në të njëjtën kohë, pasi disa prej tyre e kanë kulmin e rritjes më herët se të tjerët, transmeton Gazeta Shneta.

Sidoqoftë, në rast vonese në më shumë se 6 muaj, është mirë të konsultoheni tek dentisti, i cili i bën kontroll dhëmbëve përmes dhe një radiografie.

Të ruash për një kohë më të gjatë një dhëmb qumështi nuk ka rrezik në qoftë se dhëmbët e tjerë janë të vendosur mirë në nofull, pra në dhëmbët e qumështit.

Një dalje e vonshme e dhëmbit mund të shpjegohet në disa mënyra. Nganjëherë fillesa e tij është shumë e thellë. Ai ngjitet me ngadalë drejt sipërfaqes dhe e shpërthen më ngadalë rrënjën e dhëmbit të qumështit, pra i duhet më shumë kohë për ta hedhur atë. Por, ai mund të jetë jo në vendin e duhur dhe nuk e prish rrënjën e dhëmbit të qumështit.

Kështu dhëmbi i qumështit rri në vend, ndërkohë që dhëmbi tjetër përfundimtar shfaqet, duke u shtyrë përpara ose mbrapa. Por në këtë rast duhet hequr dhëmbi i qumështit për t’i lënë vendin dhëmbit që do të mbetet përfundimisht në gojë. Edhe dhëmbi prerës, “canine” mund të mbetet gjithashtu i ngulur në kockën e nofullës.

Cilat janë shkaqet? Ndoshta një aks i keq i pozicionimit të dhëmbëve apo të mungesës së vendit. Në këto raste duhet ndërhyrje kirurgjikale dhe ortodoncia (mbajtja e protezës).

Dhëmbët e qumështit janë më të vegjël se të tjerët dhe mes tyre ka hapësira. Por a duhet ta heqim një dhëmb qumështi para se ai të bjerë vetë? Jo. Duke e tërhequr, ne rrezikojmë ta këpusim rrënjën e dhëmbit dhe t’i bëjmë keq fëmijës. Në fakt, fëmija mund ta shtyjë dhëmbin me gjuhë. Nëse dhëmbi e shqetëson, ai duhet të shkojë tek dentisti.

Dhëmbët “incisivë”, (prerës), bien në moshën 6-10 vjeçare, dhëmbët “canine” (të qenit) bien në moshën 8-12 vjeçare, ndërsa para-dhëmballët dhe dhëmballët bien në moshën 10-12 vjeçare. Kështu, 20 dhëmbët e qumështit zëvendësohen gradualisht nga dhëmbët e tjerë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIlaçet dhe ushqyerja me gji
Artikulli i rradhës Moti sot, 21 maj 2018

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.