Gratë që marrin një epidurale gjatë lindjes duket se kanë një reduktim të dukshëm të komplikimeve serioze – javët e para pas lindjes, zbulon një studim i ri.
Një injeksion epidural qetësues mund të zvogëlojë rrezikun me 35% te gratë për komplikime si sulmi në zemër, dështimi i zemrës, infeksioni i gjakut dhe histerektomia që mund të ndodhin si rezultat i lindjes, raportuan studiuesit më 22 maj në revistën “BMJ”.
Dhe rreziku bie edhe më shumë për gratë me faktorë rreziku të njohur për këto komplikime si obeziteti, probleme të tjera shëndetësore ose lindja paraprake, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Për ato gra, një injeksion epidural mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve me 50%, krahasuar me një reduktim prej 33% në gratë pa faktorë të tillë rreziku.
Dhe gratë që lindnin parakohe kishin një ulje të rrezikut prej 47%, tregojnë rezultatet.
“Inkurajimi i adoptimit dhe rritja e aksesit ndaj analgjezisë epidurale për gratë në këto kategori me rrezik më të lartë mund të jetë instrumentale në përmirësimin e rezultateve të shëndetit të nënës,” përfundoi ekipi hulumtues i udhëhequr nga Rachel Kearns, një anesteziologe nga Universiteti Mbretëror i Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar. /Gazeta Shneta/


