Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhimbja e barkut gjatë shtatzënisë: Komplikimet dhe faktorët e rrezikut

Këshilla për shtatzëna 21/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa një pjesë e dhimbjeve gjatë shtatzënisë janë të zakonshme, dhimbja e fortë kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Shkaqet e dhimbjes së barkut gjatë shtatzënnisë, janë përmbledhur në këtë artikull nga Very Well Health përcjell Gazeta Shneta:

Shtatzënia jashtë mitre

Kjo ndodh kur embrioni vendoset jashtë mitrës dhe zakonisht në tubat fallopiane. Shfaqet në rreth 1 në 50 shtatzëni. Kjo shtatzëni nuk mund të vazhdojë dhe mund të dëmtojë organet ku është vendosur. Shenjat përfshijnë dhimbje të forta dhe të mprehta në bark, zakonisht mes javës së 6-të dhe të 10-të të shtatzënisë.

Humbja e shtatzënisë (aborti spontan)

Humbja e shtatzënisë ndodh natyrshëm para javës së 20-të dhe prek rreth 15–20% të shtatzënive. Zakonisht nuk mund të parandalohet. Shenja kryesore është gjakderdhja, e shoqëruar me dhimbje të forta në shpinë, kontraktime çdo 5–20 minuta, si dhe dhimbje të barkut.

Kontaktoni mjekun menjëherë nëse vëreni gjakderdhje gjatë shtatzënisë.

Shkëputja e placentës

Dhimbja e vazhdueshme e barkut, e shoqëruar me forcim të barkut për një kohë të gjatë, mund të jetë shenjë e shkëputjes së placentës. Kjo mund të jetë e lehtë ose e rëndë, dhe shkaktohet nga ndarja e placentës nga mitra.

Faktorët e rrezikut për ndërlikime gjatë shtatzënisë

Faktorët që mund të rrisin rrezikun për ndërlikime janë:

– Sëmundjet ekzistuese, si diabeti i pakontrolluar.

– Mosha e nënës në momentin e shtatzënisë.

– Faktorë të stilit të jetesës, si pirja e duhanit.

– Shtatzënia me binjakë ose lindje të parakohshme në të kaluarën.

– Çrregullime gjenetike tek fetusi.

Si përshkruhet dhimbja e barkut gjatë shtatzënisë?

Jo të gjitha dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë janë të njëjta. Disa janë të forta dhe të vazhdueshme, ndërsa disa të tjera ndjehen si shqetësime të lehta. Ja disa përshkrime të zakonshme:

Dhimbja nga ligamenti i rrumbullakët

Gjatë lëvizjes në gjumë, ulje apo ngritje, mund të ndjeni një dhimbje të mprehtë dhe të shpejtë. Kjo ndodh kur zgjaten ligamentet që mbajnë mitrën. Kjo dhimbje është më e zakonshme gjatë tremujorit të dytë dhe prek rreth 10–20% të grave shtatzëna.

Dhimbja nga tretja

Gazrat dhe kapsllëku, të shkaktuara nga rritja e nivelit të progesteronit gjatë shtatzënisë, mund të sjellin dhimbje të barkut që zakonisht nuk janë shqetësuese. Edhe urthi mund të shkaktojë ndjesi të pakëndshme në pjesën e sipërme të barkut.

Kontraktimet Braxton Hicks

Këto nuk janë kontraktime të vërteta të lindjes. Mund të fillojnë që në tremujorin e dytë, por bëhen më të shpeshta kur i afroheni datës së lindjes. Janë shtrëngime të muskujve të mitrës dhe ndjehen më shumë si shqetësim sesa dhimbje. Zakonisht zgjasin 15–30 sekonda dhe ndryshojnë në intensitet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTableta eksperimentale ditore që ndihmon në humbjen e peshës mund të jetë alternativë ndaj injeksioneve si Ozempic
Artikulli i rradhës Mbyllet seanca konstituive, ende pa filluar

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.