Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhimbja e shpinës gjatë shtatëzanisë: Përmes këtyre hapave gjeni lehtësimin e zonës së prekur

Këshilla për shtatzëna 08/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhimbja në shpinë ose sikleti i vazhdueshëm është diçka e zakonshme gjatë shtatëzanisë dhe duhet të pritet në një farë mase nga shumica e grave.

Mund të përjetohet gjatë çdo pike të shtatëzanisë, sidoqoftë ajo më së shpeshti shfaqet në shtatëzaninë e vonshme pasi fëmija rritet shkruan American Pregnancy Association.

Ju nuk jeni vetëm nëse përjetoni dhimbje shpine gjatë shtatëzanisë. Prevalenca ndryshon nga raportet që tregojnë midis 50 deri në 70 përqind të grave shtatzëna që përjetojnë dhimbje shpine përcjell Gazeta Shneta.

Poashtu, dhimbjet e shpinës mund të ç’rregullojnë rutinën tuaj të përditshme ose të ndërhyjë në një natë të mirë të gjumit.

Dhimbja e shpinës gjatë shtatëzanisë është e lidhur me një numër faktorësh. Disa gra fillojnë të kenë dhimbje në shpinë me fillimin e shtatëzanisë.

Gratë që janë më të rrezikuara për dhimbje shpine, janë ato që kanë mbipeshë ose kanë dhimbje të shpinës para shtatzanisë.

Për më shumë informacione në lidhje me komplikimet e shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Dhimbja e shpinës mund të mos parandalohet plotësisht, por ka gjëra që mund të bëni për të ulur ashpërsinë ose shpeshtësinë.

Këtu janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të ndihmuar në uljen e dhimbjes së shpinës që po përjetoni:

– Përdorni ushtrime të aprovuara nga ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor që mbështesin dhe ndihmojnë në forcimin e shpinës dhe barkut.

– Shmangni takat e larta dhe këpucët e tjera që nuk ofrojnë mbështetje adekuate.

– Shmangni gjumin në shpinë.

– Përdorni një rrip mbështetës nën barkun tuaj të poshtëm.

Ekzistojnë një numër i gjërave që mund të bëni për të trajtuar dhimbjen e shpinës gjatë shtatëzanisë. Këtu janë disa ndërhyrje të zakonshme:

– Akull ose ngrohës;

– Ilaçet që përdoren për të trajtuar inflamacionin.

– Flini në anën tuaj të majtë dhe përdorni një jastëk mbështetës nën gjunjë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFakte interesante në lidhje me formën e barkut tuaj gjatë shtatëzanisë
Artikulli i rradhës Faktorët që shkaktojnë strijat e shtatëzanisë, trajtimi i hershëm përmes dietës ushqyese të pasur

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.