Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhjetë karakteristikat që ju ndihmojnë të jeni një nënë e suksesshme

Këshilla për shtatzëna 10/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse mundohemi të bëjmë më të mirën për fëmijët sërish mbartim dyshime brenda vetes tonë, dyshime që shpesh na bëjnë të mendojmë se jemi duke i rritur ata në mënyrën e gabuar.

Qetësohuni dhe dëgjoni këshillat tona edhe pse ju jeni një nënë shumë e mire, falë tyre mund të bëheni edhe më e suksesshme.

• Merrni pak kohë për veten tuaj. Bëni diçka që e dëshironi shumë çdo ditë. E lumturoni veten tuaj qoftë edhe për pak minuta në ditë.
• Jeta është më e bukur nëse qeshni. Mos prisni që gjithçka të shkojë mirë, mos prisni të mos bëni gabime. Mësoni të qeshni gjithmonë edhe pasi keni qarë.
• Gjithçka ka lidhje me një organizim të mirë. Ngrihuni herët në mëngjes dhe ndiqni një plan të ditës suaj që e keni menduar më parë. I lini shumë pak gjëra në dorë të rastësisë.
• Fokusohuni tek familja juaj. Ajo duhet të vijë gjithmonë e para, dhe këtu bën pjesë bashkëshorti, fëmija juaj dhe pjestarët e tjerë të familjes.
• Takoni miket tuaja. I kërkoni bashkëshortit tuaj të qëndrojë për pak kohë me fëmijën. Do t’ju bëjë të ndiheni më mirë një bisedë me miket e “vjetra”.
• Krijoni një ambient të shëndetshëm në shtëpi. Edhe pse lodrat do të jenë gjithmonë të përhapura nëpër shtëpi, ambienti duhet të jetë i pastër dhe dyshemeja e larë mirë.
• Mos e krahasoni jetën tuaj me të dikujt tjetër. Edhe nëse keni pasur një ditë të keqe. Mos mendoni se jeni e vetmja që kaloni ditë të këqija.
• Kërkoni ndihmë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Nuk duhet ta lini asnjëherë veten të arrijë në maksimumin e lodhjes dhe nervozizmit pa kërkuar ndihmë.
• Mësoni të thoni “jo”. Jeni nënë dhe përpiqeni të bëni më të mirën por ndonjëherë do të ishte me vend të thoshit edhe “jo”.
• Bëni gjithçka në mënyrën që ju mendoni se është më e mirë. I ftojmë të gjitha gratë e botës të besojnë në potencialin e madh që kanë brenda vetes së tyre!

Artikulli paraprakRemzie Osmani, fëmija që është ngatërruar në spital
Artikulli i rradhës Ja si ta bëni vjehrrën për vete

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.