Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diabeti i pa menaxhuar gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë për çrregullime tek fëmijët

Këshilla për shtatzëna 14/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në vitin 2021, diabeti gestacional ka prekur rreth 21% të të gjitha lindjeve në mbarë botën. Diabeti i nënës mund të ndikojë negativisht në shëndetin e fëmijës, përfshirë rritjen e rrezikut për probleme neurologjike.

Një studim i ri ka zbuluar se fëmijët e lindur nga nëna me diabet gestacional kanë 28% më shumë gjasa të diagnostikohen me çrregullime neurozhvillimore, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan një lidhje midis diabetit gestacional dhe një rreziku të shtuar për çrregullime të spektrit të autizmit, ADHD (çrregullim i vëmendjes me hiperaktivitet), aftësi të kufizuara intelektuale, dhe çrregullime në të nxënë, komunikim dhe zhvillim motorik.

Diabeti gestacional — i njohur edhe si diabet i shtatzënisë — është një lloj diabeti që shfaqet gjatë shtatzënisë. Sipas të dhënave të vitit 2021, ky lloj diabeti preku rreth 17% të lindjeve në nivel global.

Gratë që mbeten shtatzënë në moshë mbi 45 vjeç, që janë me mbipeshë ose obezitet, që kanë sindromën e vezoreve policistike (PCOS), histori familjare me diabet, ose që kanë pasur diabet gestacional në një shtatzëni të mëparshme, janë në rrezik më të lartë për zhvillimin e këtij çrregullimi.

Diabeti i shtatzënisë mund të rrisë disa rreziqe shëndetësore për nënën, përfshirë sëmundjet e zemrës, depresionin pas lindjes dhe diabetin e tipit 2.

Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se diabeti gestacional mund të ndikojë negativisht në shëndetin e fëmijës, duke rritur rrezikun për astmë në fëmijëri, tension të lartë të gjakut, mbipeshë, diabet dhe çrregullime të neurozhvillimit.

Tani, një meta-analizë e re e publikuar në revistën “The Lancet Diabetes & Endocrinology”, sugjeron një lidhje midis diabetit të nënës dhe kushteve neurozhvillimore te fëmijët.

Ky studim gjeti se fëmijët e lindur nga nëna me diabet gestacional kanë 28% më shumë mundësi për të zhvilluar ndonjë çrregullim neurozhvillimor. U konstatua një lidhje e drejtpërdrejtë midis këtij diabeti dhe rrezikut të shtuar për autizëm, ADHD, aftësi të kufizuara intelektuale, si dhe çrregullime në të nxënë, komunikim dhe zhvillim motorik te pasardhësit. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakTesti i ri i gjakut mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve me Parkinson në fazat e hershme të sëmundjes
Artikulli i rradhës Mijëra këpucë vendosen në një prej shesheve të Holandës në nder të fëmijëve të vrarë në Gaza

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.