Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diagnoza psikiatrike e prindërve lidhet me rrezikun e lindjes së parakohshme të fëmijës, zbulon studimi i ri

Këshilla për shtatzëna 24/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Historia psikiatrike e baballarëve dhe e nënave është e lidhur me lindjen e parakohshme të fëmijës, sipas një studimi të botuar më 20 korrik në revistën me akses të hapur “PLOS Medicine”.

Hulumtimi tregon për herë të parë se rreziku i lindjes së parakohshme është më i lartë tek foshnjat, baballarët ose nënat e të cilëve kanë diagnoza psikiatrike, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Lindja e parakohshme shoqërohet me pasoja negative shëndetësore për foshnjat. Gratë me diagnoza psikiatrike janë në rrezik të shtuar të lindjes së parakohshme, por më pak dihet për rrezikun tek pasardhësit e baballarëve me diagnoza psikiatrike dhe për çiftet ku të dy prindërit kishin diagnoza psikiatrike.

Weiyao Yin dhe kolegët nga Instituti Karolinska analizuan të dhënat për të gjitha lindjet e gjalla të prindërve nordikë në Suedi midis 1997 dhe 2016. Ata morën diagnoza psikiatrike nga Regjistri Kombëtar i Pacientëve dhe të dhëna për moshën gestacionale nga Regjistri Mjekësor i Lindjeve.

Ka pasur 1.5 milionë lindje në grup, nga të cilat 15% kanë lindur nga prindër me diagnozë.

Ekipi vëzhgoi një prirje drejt moshës së hershme gestacionale tek pasardhësit e prindërve me çrregullime psikiatrike.

Për prindërit pa diagnozë, 5.8% e foshnjave kanë lindur para kohe. Një diagnozë psikiatrike nga babai rrit rrezikun në 6.3% të lindjeve dhe një diagnozë nga nëna rrit rrezikun në 7.3% të lindjeve.

Megjithatë, kur të dy prindërit kishin një diagnozë të tillë, rreziku i lindjes së parakohshme ishte më i madh, duke prekur 8.3% të lindjeve.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se rreziku ishte rritur më tej për prindërit – nënat si dhe baballarët – me disa çrregullime psikiatrike bashkëekzistuese.

Studimet e ardhshme duhet të shqyrtojnë nëse mbështetja shtesë sociale dhe kujdesi prenatal për familjet me një histori psikiatrike pozitive mund të kenë ndikim në moshën gestacionale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEmini flet për të birin që iu pranua në Fakultetin e Mjekësisë në mesin e komuniteteve
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.