Shumë gra përjetojnë diarre gjatë shtatzënisë së hershme, mirëpo a është një simptomë e fillimit të shtatzënisë?
Është e vërtetë që disa gra përjetojnë diarre në shtatzëninë e hershme, por ky nuk është një tregues i mirë i shtatzënisë shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Kjo për shkak se diarreja mund të shkaktohet për shkaqe të ndryshme, shumë prej të cilave nuk kanë asnjë lidhje me ju që jeni shtatzënë.
A duhet të shqetësoheni?
Fillimi i diarresë pas një periudhe të humbur nuk ka nevojë të jetë një arsye për shqetësim. Siç u përmend, gratë shtatzëna mund të pësojnë diarre, por nuk është një tregues i sigurt i shtatzënisë. Nëse vëreni që simptomat tuaja të diarresë nuk janë afatgjata, nuk keni asgjë për t’u shqetësuar.
Sidoqoftë, nëse përballeni me simptoma të tjera si gjak në jashtëqitje, një temperaturë e lartë dhe nauze, së bashku me diarrenë, është mirë që të konsultoheni mjekun tuaj për të përjashtuar ndonjë shqetësim serioz./GazetaShneta/