Përmes një diete të specializuar, e cila kërkon nivele të larta të acidit yndyror dhe acetateve, mund të mbajë kontrollin e diabetit të tipit 1.
Një ekip hulumtuesish në Organizatën e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Commonwealth dhe Universitetin Monash në Australi kanë zhvilluar një dietë të specializuar të lartë në niseshte shkruan Natural News, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo dietë tregoi se i reziston tretjes, që nënkupton se mundëson rritjen e baktereve në zorrë, të cilat shkatërrojnë sëmundjen e diabetit të tipit 1.
“Hulumtimi ynë zbuloi se një dietë e tillë inkurajon bakteret e zorrëve që të prodhojnë nivele të larta të acetatit ose butiratit, duke përmirësuar integritetin e rreshtimit të zorrëve, që redukton faktorët pro-inflamator dhe nxit tolerancën imune.”, thekson studiuesja Dr. Eliana Marino.
“Ne e kemi vërejtur se kjo kishte një ndikim të madh në parandalimin e diabetit të tipit 1.”/Gazeta Shneta/