Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se përpjekjet e vaksinimit kanë shpëtuar 154 milionë jetë në pesëdhjetë vitet e fundit.
Faktorë të shumtë mund të ndikojnë në efektivitetin e vaksinës dhe studiuesit janë të interesuar të analizojnë mënyrat më të mira për të rritur efikasitetin e vaksinës, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i kryer te minjtë me obezitet zbuloi se ndërhyrjet dietike që rezultojnë në humbje peshe çuan në biomarkues më të mirë metabolikë dhe përmirësim të efektivitetit të vaksinës së gripit.
Rezultatet nxjerrin në pah ndikimin e mundshëm të një diete të ekuilibruar dhe shëndetit metabolik në përgjigjen ndaj vaksinës.
Gjetjet tregojnë se përmirësimi i shëndetit metabolik çoi në funksion më të mirë imunitar, gjë që rriti përgjigjen e vaksinës.
Hulumtimet e ardhshme mund të eksplorojnë se si këto gjetje, të publikuara së fundmi në “Nature Microbiology”, mund të zbatohen për njerëzit. /Gazeta Shneta/