Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një vaksinë e re del të jetë premtuese në trajtimin e ekzemës tek fëmijët

Jetë 09/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit në Irlandë thonë se një vaksinë e re mund të ndihmojë në trajtimin e shpërthimeve të ekzemës tek fëmijët.

Ata thonë se vaksinat do të përshtaten me “përgjigjet imune” individuale të fëmijëve, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Trajtimet aktuale përfshijnë mbajtjen e lëkurës nga tharja e tepërt dhe hidratimin duke përdorur kremra.

Një ekip shumëdisiplinor nga Kolegji Trinity i Irlandës në Dublin publikoi një studim sot në revistën “JCI Insight”, duke sugjeruar se një “vaksinë e përshtatur” mund të zbusë në mënyrë afektive ekzemën e shkaktuar nga bakteret tek fëmijët.

Studiuesit kanë identifikuar objektiva të reja qelizore për një vaksinë, pasi ata më tej kanë kuptuar se si funksionon përgjigja imune në rastet e ekzemës së shkaktuar nga stafilokoku aureusbakterium i zakonshëm.

Ekzema, e njohur gjithashtu si dermatiti atopik, prek deri një në katër fëmijë në Irlandë, thanë studiuesit në një deklaratë.

Karakterizohet nga lëkura e thatë, e kruar dhe plagët “të qara” kur përfshihen bakteret dhe mund të bëhen infeksione më serioze të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës së dikujt.

Edhe pse e rrallë, ekzema mund të çojë në infeksione sistemike kërcënuese për jetën, siç është septicemia (kur bakteret hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe shkaktojnë helmim të gjakut).

“Ekziston një nevojë reale për opsione të reja për të trajtuar dhe parandaluar shpërthimet e infektuese të ekzemës tek fëmijët,” tha Dr. Julianne Clowry, një dermatologe konsulente, në Kolegjin Trinity dhe autore kryesore e studimit.

“Strategjitë aktuale janë të kufizuara në suksesin e tyre dhe madje edhe kur ato ofrojnë lehtësim, efektet mund të jenë afatshkurtra pasi simptomat shpesh kthehen.”

“Edhe pse antibiotikët janë të nevojshëm në disa raste, shkencëtarët po përpiqen shumë të ofrojnë opsione alternative për shkak të problemeve në rritje të shkaktuara nga rezistenca antimikrobike,” shtoi ajo. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNivelet e larta të testosteronit lidhen me rritjen e rrezikut të fibrilacionit atrial tek meshkujt e moshuar
Artikulli i rradhës Dieta ushqyese dhe shëndeti metabolik mund të ndikojnë në efektivitetin e vaksinës së gripit

Ju sugjerojmë

Mjekësia e jetëgjatësisë po fiton vëmendje, ekspertët kërkojnë më shumë fokus në parandalim dhe plakje të shëndetshme

08/06/2026 Jetë

Bakteret e projektuara në laborator mund të zëvendësojnë transplantet fekale

07/06/2026 Jetë

Një “nënshkrim” i ri metabolik mund të paralajmërojë rrezikun e dështimit të zemrës

07/06/2026 Jetë

Matjet rutinë të tensionit të gjakut mund të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut për demencë

07/06/2026 Jetë

Vetëm 15 minuta aktivitet fizik mund të nxisin prodhimin e një proteine që mbron trurin

07/06/2026 Jetë

Ngrënia vonë në mbrëmje dhe stresi mund të dëmtojnë shëndetin e zorrëve

07/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.