Jastëqet janë një formë e mirë për t’iu lehtësuar shumë aktivitete gjatë muajve të parë të paslindjes.
Jastëqet vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme varësisht nga nevoja që ju e keni. Format e ndryshme ofrojnë mbështetje pak më të ndryshme dhe mund të kenë funksione të tjera dhe jo vetëm për ushqyerje, shkruan në blogun RookieMoms, përcjellë GazetaShneta.
Ja disa prej formave më të përshtatshme:
Jastëku “formë-C”:
– Mund ta mbani rreth belit tuaj kurse foshnja do qëndrojë rehat mbi të
– Mund ta përdorni për ta ulur fëmijën pasi ai të rritet paksa
– Nuk ofron mbështetje mbrapa shpinës
Jastëku “mbështjellës”
– Ju mbështillet rreth tërë trupit
– Ofron më shumë mbështetje
– Qëndron në vend
– Mund të jetë e vështirë për disa përdorues ta lëvizin kur mbajnë foshnjën
Jastëku me formë të “presjes”:
– E mrekullueshme për nënat që shërohen nga “prerja cezariane”
Jastëku në formë L-je:
– Mbështillet rreth belit tuaj më lirshëm
– Ka përdorime të shumta
– Ofron një sipërfaqe më të madhe për fëmijën që të shtrihet