Zëri negativ që na bezdis me të vërtetë mund të bëht shumë serzios nëse e lëmë të pakontrolluar, dhe ende pak njerëz dinë si të ndërhyjnë në momentin e duhur. Nëse radio në mendjen tuaj gjithmonë luan të njejtën këngë “Unë jam më i keq” këngë në përsëritje, këtu janë disa këshilla për të “ndryshuar stacionin”, transmeton GazetaShneta.
1. Zërit kritikues lijani një emër
Çfarëdo që ju mund ta quani atë zë kritik, sigurohuni që të mos ju pengojë që të dentifikoni me mendimet tuaja. Mendoni për veten si filtër, vendosni se cilat mendime duhet të mbaheni dhe cilat prej tyre t’i largoni. Është kaq e rëndësishme që të veçosh veten nga mendimet negative, vetë-poshtëruese, përcjellë HealthLine.
2. Mësoni si të bëni një hap prapa
Ndoshta ju jeni duke u ngutur të bini në përfundime, duke ia lënë fajin vetes tuaj, edhe atëherë kur nuk është e përshtatshme. Mësoni si ta relaksoni veten dhe të bindeni se jo gjithçka jo e duhur po ndodh për fajin tuaj. Relaksohuni!
3. Mbani një ditar
Evidentimi përmes të shkruarit mund të jetë një hap i madh për të larguar shumë akumulime emocionesh negative që i keni mbajtur brenda për një kohë të gjatë.
Rekomandim: Provoni stilin e të shkruarit me “dy kolumne”: Në një kolonë shkruani menidmet negative për veten, për shembull: “Sot gabova gjatë kryerjes së një detyre në punë”; në kolonën tjetër shkruani “Sot mësova se si nuk funksionon të kryej këtë punë përmes kësaj metode”.
Ky model ju ofron mundësinë të reflekoni rreth mënyrës së si ju funksiononi gjatë ditës.
4. Merrni parasysh gjetjen e një terapisti
Është e rëndësishme të dini se nëse mendimet tuaja negative janë të vazhdueshme – duke ndikuar në cilësinë e jetës dhe funksionimin – mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze.
Nëse ju keni po ashtu edhe momente ankthi e depresioni, motivim të ulët, jeni të lodhur, ndiheni të pashpresë, atëherë është gjithmonë mirë që të konsultoheni me një terapist ose psikolog për të siguruar që ju të merrni mbështetjen më të mirë të mundshme.
Kur bëhet fjalë për kushtet e shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi, nuk është aq e thjeshtë sa të mendosh mendime pozitive dhe të mbash një ditar. Ne të gjithë mund të ndihemi pak budalla kur provojmë diçka të re, veçanërisht nëse nuk na del natyrshëm. Por kjo nuk do të thotë se do të ndiheni të tillë përgjithmonë. Kur vjen puna te vetëvlerësimi, mos harroni se duhet kohë për të ndërtuar veten tuaj më të mirë. Por me një ushtrim të vogël, shpresoj se do të zbuloni se shëndeti juaj mendor dhe mirëqenia juaj gjithmonë ia vlen përpjekjet./GazetaShneta/