Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm për bebet. Ai duhet të jetë i pasur me fibra dhe të ketë mjaftueshëm kalori ndaj zgjedhja më e sigurt për të plotësuar këto “kërkesa” janë drithërat. Këtu janë 4 receta për drithëra e mëngjesit që mund të përgatiten gjatë kohës që bëni kafen tuaj të mëngjesit.
- Drithëra me fruta pylli dhe kungull
Përbërësit:
- ½ filxhani me fruta pylli (boronica, manaferra etj..);
- ½ kungull mesatar;
- ¼ filxhan me drithëra për bebe;
- ¼ filxhan ujë i ngrohtë, qumësht gjiri ose formule.
Përgatitja:
Në fillim i kaloni frutat e pyllit, kungullin, ujin dhe drithërat në blender sa të krijohet një pure e njëtrajtshme. Nëse pureja del shumë e trashë mund të shtoni edhe pak ujë.
- Drithëra me qumësht kokosi dhe banane
Përbërësit:
- 1 banane mesatare;
- ¼ filxhan me qumësht kokosi;
- ¼ filxhan me drithëra për bebe;
- Pak kanellë.
Përgatitja:
Kaloni në blender drithërat, bananen dhe qumështin e kokosit deri sa të krijohet një pure me trashësinë e dëshiruar, nëse del shumë e trashë shtoni edhe pak qumësht kokosi. Përpara se ta servirni, spërkateni me pak kanellë sipër.
- Drithëra me spinaq dhe avokado
Përbërësit:
- Një dorë spinaq;
- ½ avokado të vogël;
- ½ filxhan me drithëra për bebe;
- ½ filxhan me ujë të ngrohtë, qumësht gjiri ose formule.
Përgatitja:
Lajeni spinaqin dhe kalojeni në blender së bashku me avokadon, drithërat dhe ujin. Bëjini pure për 30 sekonda dhe shtojini pak uji, nëse nuk e keni arritur trashësinë e dëshiruar.
- Drithëra me pjeshkë dhe luleshtrydhe
Përbërësit:
- 4 luleshtrydhe;
- ½ pjeshke të qëruar;
- ¼ filxhan me uji të ngrohtë, qumësht gjiri ose formule.
Përgatitja:
Kalojini të gjithë përbërësit në blender për 30 sekonda dhe shtoni pak ujë nëse nuk e keni arritur trashësinë e caktuar./pernenat.al