Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita e parë e foshnjes suaj në shtëpi, ja se çfarë duhet të dini

Këshilla për shtatzëna 19/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dita e parë e ardhjes së të porsalindurit tuaj në shtëpi është ajo se çfarë keni pritur me padurim përplot 9-muaj. Periudhë e mbushur me emocione të ndryshme, sfida, por mbi të gjitha e paharruar shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Por, çfarë duhet të keni parasysh kur të jeni së bashku me fëmijën tuaj?

Informohuni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.

ushqimi, pastërtia dhe gjumi

Të ushqyerit është një nga pikat kryesore të cilës i nevojitet foshnjes suaj. Edhe pse mund të duket e thjeshtë ajo mund të jetë sfiduese. Kjo pasi në mendjen tuaj janë shqetësimet se a jeni duke ja dalur, a po merr mjaftueshëm ushqim bebi nga ju e shumë të tjera.

Të porsalindurit ushqehen shumë më shpesh dhe në sasi të vogla. E foshnja juaj jep sinjale kur ajo ka nevojë për ushqim, si kthimin e kokës anash, nxjerrja e gjuhës jashtë dhe grushtimi i dorës.

Përveç të ushqyerit, edhe pjesa e pastërtisë ka rëndësi të lartë. Sipas, Akademisë Amerikane të Pediatrisë, rekomandohet që tri herë në javë ta pastroni foshnjen tuaj.

Kjo pasi larja e shpeshtë mund të irritojë lëkurën e të porsalindurit tuaj.

Dhe pjesa e tretë i kushtohet gjumit. Në fillim, foshnjeve i’u duhet kohë për t’u adaptuar me gjumin.

“Shumica e foshnjave kanë ndryshuar ciklet e natës dhe të ditës. Do të duhen disa javë që ata të përshtaten plotësisht me orën e zgjimit të ditës.”

Në lidhje me ciklin e gjumit është e rëndësishme të theksohet rreziku i sindromës së papritur të foshnjeve (SIDS). SIDS mund të evitohet kur foshnja flen vetëm në shpinë, në hapësirën e tij të sigurt, pa batanije, jastëk apo gjëra të tjera. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVransira e reshje shiu pritet të ketë edhe nesër
Artikulli i rradhës Kujdesi ndaj të porsalindurit, një nga shqetësimet që përballen prindërit e rinjë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.