Siç duket fraza e plakave se djegësira gjatë shtatzënisë tregon rritjen e flokëve të foshnjës del të jetë e vërtetë.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe një studim i kohëve të fundit, i kryer në Universitetin e Jane Hopins, transmeton Telegrafi.
Studimi i bërë në Universitetin Jane Hopins, me 64 shtatzëna, ka treguar lidhjen e djegësirës dhe flokëve tek bebja, ndërsa fjala është për hormonin i cili ndikon te të dyja rastet.
“Në kundërshtim me pritjet tona, ka rezultuar që ekziston lidhshmëria midis intensitetit dhe shpeshtësisë së djegësirës gjatë shtatzënisë dhe sasisë së flokëve tek i porsalinduri”, sqarojnë shkencëtarët të cilët e kanë bërë studimin.
Sqarimi qëndron tek hormoni i estrogjenit i cili tajit shumë gjatë shtatzënisë.
Ky hormon ndikon në rritjen e flokëve të bebes dhe në intensitetin e lirimit të muskujve të cilët mbyllin ezofagun, prandaj varet se a do të vuajë shtatzëna nga djegësira.