Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Donacion për repartin e dializës në Prizren, dy vëllezërit dhurojnë për nënën e

Lajme 01/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Reparti i dializës në Spitalin e Prizrenit ka marrë një pamje krejtësisht tjetër.

Pacientët që trajtohen në këtë repart do të kenë kushte më të mira, nga tani e tutje.

Kjo falë një donacioni të siguruar nga vëllezërit Sope nga fshati Zhur i kësaj komune.

Ata kanë thënë se ndihmën për këtë spital për nënën e tyre, tanimë e ndjerë e cila ishte trajtuar në këtë repart.

“Pas vdekjes së saj, ne vendosëm për shpirt të saj, me vullnet të plotë që të dhurojmë një donacion duke investuar në rregullimin e kushteve për pacientët që marrin shërime në këtë repart. Janë rregulluar që të dy sallat e këtij reparti duke marrë krejtësisht pamje të re”, thanë ata.

“Nënë Nurija tani e ndjerë ka marrë shërbime në repartin e hemodializës në Prizren një kohë të gjatë dhe zakonisht ka qenë e kënaqur me sjelljen dhe gatishmërinë e stafit për ofrimin e shërbimeve dhe ndihmës nga ana e tyre”, theksuan ata.

“Investimi është bërë nga ne. Çdo pjesë e ndryshuar, pajisjet e blera, çarçafët, batanijet, etj. Ato i kemi investuar për shpirtin e nënës tonë”, theksojnë vëllezërit Sope.

Vëllezërit Sope thonë se edhe në të ardhmen do të angazhohen për përmirësimin e kushteve të pacientëve që po trajtohen në këtë repart.

Deri në fund të këtij projekti, shuma e investimeve pritet të arrijë deri në 300 mijë euro.

Hemodializa në Prizren posedon tri salla të shërbimit dhe po ashtu edhe katër toalete.

Ky donacion ka qenë tepër i mirëpritur.

Kështu deklaron për Klankosova.tv shefi i repartit të dializës Rexhep Hapçiu.

“Ka qenë më se i nevojshëm jo vetëm për pacientët por edhe për stafin, janë krijuar lehtësira të dukshme për punën me pacientë”, tha ai.

Në këtë repart, marrin trajtim 200 pacientë, 16 prej tyre nga Shqipëria./Klankosova.tv.

Artikulli paraprakSi të komunikoni në mënyrë efektive me dikë që ka sëmundjen e Alzheimerit
Artikulli i rradhës Rezistenca ndaj antibiotikëve tek fëmijët është një shqetësim në rritje: Këshilla për ta menaxhuar atë

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.