Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Doni të ngeleni shtatzënë, ja ushqimet që duhet t’i ndërpreni

Këshilla për shtatzëna 17/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përveç duhanit e alkoolit, edhe regjimi ushqimor apo dieta mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës.

Është kjo ajo që shpjegohet në një shkrim të revistës shkencore “The Lancet”, ku përshkruhet me saktësi se për sa ditë, muaj apo vite, një femër duhet të tregojë kujdesin më të madh. Rreziku nga regjimi ushqimor ka të bëjë me ekspozimin ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe neurologjike.

Një çift që dëshiron të ketë një fëmijë, duhet të angazhohet seriozisht për të mbajtur nën kontroll ushqimet që konsumon.

Kafeina në sasi të tepruar, obeziteti, por edhe kequshqyerja mund të ndryshojnë gjenetikën e qelizave, metabolizmin dhe fiziologjinë e fetusit. Pasoja të cilat i mbart me vete qysh pas daljes nga barku. Por në krye të faktorëve më të rrezikshëm qëndrojnë gjithsesi alkooli dhe duhani.

Studiuesit kanë mbajtur nën monitorim 509 vajza dhe gra në moshë riprodhimi dhe kanë zbuluar se një pjesë e mirë e tyre nuk është gati për një shtatzëni, sa i takon faktorëve të rrezikut.

96% e tyre, nuk ndjekin një regjim të rregullt ushqimor dhe ushqehen keq. Mungojnë kryesisht hekuri dhe folatet, elementë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e fetusit.

Periudha para ngjizjes- Periudha mesatare që duhet të kenë kujdes çiftet para ngjizjes, është tre muaj, por që mund të variojë sipas rasteve, shkruan noa.al.

Mund të zgjasë ditë ose javë gjë që ka të bëjë me pikëpamjen biologjike dhe që ka të bëjë me bashkimin e vezës me spermatozoidin.

“Faza e riprodhimit është kritike për shëndetin e çifteve, përfshi peshën, metabolizmin dhe dietën, e cila mund të ndikojë në rrezikun e sëmundjeve kronike tek fëmijët”, shprehet drejtuesja e studimit Judith Stephenson e University College të Londrës.

Artikulli paraprakNjë pikë e vetme nga kjo zbardh dhëmbët, largon erën e keqe të gojës dhe problemet me fyt
Artikulli i rradhës Kuvendi me mungesë kuorumi, nuk votohen rekomandimet për shëndetësi

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.