Përveç predispozitave gjenetike, duke pasur parasysh numrin e meshkujve apo femrave nga familja juaj, edhe pozicionet seksuale mund të jenë përcaktues të gjinisë së foshnjës.
Madje, po besohet se pozicioni në të cilin, femra qëndron lart ndërkaq mashkulli poshtë, i praktikuar para konceptimit, po rrit shanset e të ngelurit shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo tezë po mbështetet në një studim të Universitetit të Stanfordit, sipas të cilit, çiftet që provuan këtë pozicion rritën shanset në një përqindje relativisht të lartë, përkatësisht 83 për qind.
Mostër e këtij studimi ishin gjithsej 4,314 gra, në mesin e të cilave provuan këtë pozicion 850 të tilla. Prej 850 grave, 620 arritën që të konceptonin djalë dhe ta lindnin atë në të ardhmen.
“E quaj këtë studim si të suksesshëm. Ky hulumtim hap rrugën e analizimit të mëtutjeshëm të efektivitetit të kësaj pozite”, thotë kryesuesi i studimit./Gazeta Shneta/