Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Doni të rrisni fëmijë të edukuar, mos i bëni këto gabime

Këshilla për shtatzëna 28/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Small boy talking to his mother
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çdo prind dëshiron ta ketë një fëmijë të edukuar dhe të sjellshëm. Por, për arritjen e kësaj ideje utopike, prindërit nuk duhet t’i bëjnë disa gabime.

Detyra e prindërit megjithatë bëhet e vështirë në rast se nuk i dëgjohen dëshirat dhe kërkesat.

Gjithsesi, këto janë gjashtë gjërat që nuk i rekomandohen një nëne ti bëjë ndaj fëmijës së saj:

Ta ndihmoni shumë

Kur një prind nuk e lejon fëmijën të bëjë gjërat vetë, ai nuk e ndihmon fëmijën të rritet. Duke e veshur, duke i bërë detyrat, duke zgjidhur çdo problem, ju pengoni zhvillimin e autonomisë së tij.

Ta ndëshkoni për çdo gabim

Sipas disa studimeve, ndëshkimi i fëmijëve nuk është asgjë tjetër, veçse lojë pushteti, ku prindi tregon se është më i fuqishëm. Ndëshkimi mund të shkaktojë frikë, pakënaqësi madje armiqësi mes jush.

Të zgjidhni ju për të

Duke filluar nga veshja, aktivtetet jashtëshkollore madje edhe miqtë. Të vendosësh se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për fëmijën e bën atë të ndihet i paaftë të shprehë veten. Lëreni të zbulojë vetë interesat pa iu imponuar.

Të flisni në emër të fëmijës

Nëse ndërhyni në bisedat e fëmijës dhe përgjigjeni ju për të, do ta vini fëmijën në siklet. Kjo e bën atë të frikësuar.
Të bëni krahasime

Asnjëherë mos i krahasoni fëmijët me motrat, vëllezërit, shokët ose shoqet. Përkundrazi, nxiteni fëmijën të zhvillojë talentet dhe dëshirat e tij, pavarësisht se mund të jenë të ndryshme nga kushdo tjetër.

T’i thoni gjithmonë po

Nëse e mbështesni fëmijën për gjithçka, sepse i druheni reagimit të tij, ju nuk po e edukoni siç duhet fëmijën. Që fëmija të rritet e të bëhet i përgjegjshëm, është e nevojshme që ta kufizoni për gjërat që nuk mund të bëjë./Burimi ”Për nënat”

Artikulli paraprakKura natyrale për largimin e kollës tek fëmijët
Artikulli i rradhës “Vaksinojeni fëmijën tuaj, përpara se të përfundoj me fatalitet sikur i vogli ynë”

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.