- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës
Specializimi Gjinekologji, Prishtinë
Subspecializim në endoskopi
Femra e parë që udhëheq suksesshëm një spital gjinekologjik në Kosovë
Pozita momentale
Themeluese dhe pjesë e ‘European Clinic Kosova’
Biografia:
Dr.Aida Kumnova, gjinekolog/obsteter e lindur në Gjakovë. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me sukses të lartë, gjatë kohes se studimeve u dekorua me titullin “Studente e dalluar”. Specializimin e kreu po në Prishtinë dhe gjatë kësaj kohe u trajnua edhe në klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.
Menjëherë pas specializimit filloi rrugëtimi drejt njohjeve të reja në fushën e gjinekologjisë në Europë, duke filluar nga trajnimi për hysteroscopy intervenuese i mbajtur ne Modena të Italisë nga Prof. Dr. Masimo Luerti. Më pas kreu trajnimin për Laprascopy në klinikën Univeristare Gasthuisberg,Leuven në Belgjikë, udhëhequr nga Prof.Dr. Ignace Vergote. Metodat endoscopike të aplikuara në gjinekologji janë edhe subspecialiteti i saj.
Trajnimin e radhës në Kolposcopy e përfundoi në Ascoli Piceno, Itali, të udhëhequr nga Prof Dr.Mario Peroni.
Viteteve të fundit specializimet I ka përqëndruar në lëmin e Shëndetit Reproduktiv duke filluar në Klinikën Universitare Leuven,Belgjikë të udhëhequr nga Prof.Dr. Tomas Hodge. Pastaj më intensivisht në ,,American Hastatnesi‘’ në Stamboll,Turqi të udhehequr nga Prof.Dr. Bulen Urman!
Qe nga viti 2007 eshte anetare e ESHRE(European Society of Reproductive Technology) ,, Shoqata Europiane e Shendetit Reproductive “, anetare e ,,Shoqates se Gjinekologeve /Obsteter te Kosoves” .
Faza e re në rrugëtimin profesional të Dr. Aida fillon në vitin 2007, menjëherë pas specializimit, me themelimin e Ordinancës Gjinekologjike/Obstrike “Arba”, në Gjakovë. Në këtë ordinancë punoi me sukses për 10 vite, kohë gjatë të cilës punoi edhe në Spitalin Regjinal në Gjakovë dhe vazhdoi me trajnime të njëpasnjëshme me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të edukimit në lëmin e gjinekologjisë dhe obstetrikës.
Sot Dr.Aida bëhet e vetmja udhëheqëse femër në këtë lami duke udhëhequr Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “European Clinic”, Gjakovë, i cili u themelua në vitin 2017.
Postimet
Gjinekologia nga Gjakova Aida Kumnova thotë se si profesioniste është përgjegjëse për mbarëvajtjen e një shtatzënie, por megjithatë nuk mund t’i vërejnë të gjitha komplikimet apo çrregullimet e mundshme tek fryti në barkun e nënës. “Ne si gjinekolog jemi përgjegjës për mbarëvajtjen e një shtatzënie por është shumë problem ose…
Gjinekologia Aida Kumnova në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar se çfarë duhet të bëjnë gratë pasi ta kuptojnë se kanë mbetur shtatzënë, për të hequr të gjitha dyshimet rreth shëndetit të frytit. Nëse një grua e kupton që është shtatzënë duhet të bëjë vizitë tek mjeku gjinekolog që…
Gjinekologia e njohur Aida Kumnova e cila është themeluese e klinikës speciale për gjinekologji dhe obstetrikë “European Clinic Kosova”, flet për shkaktarët e infertilitetit dhe lindjeve të parakohshme. Ajo thotë se një nga shkaktarët që lë pasoja në shtatzëni është edhe ajri i ndotur. “Është e rëndësishme që një shtatzënë…
Kosova është një nga vendet me ajrin më të ndotur në botë, e sidomos gjatë stinës së dimrit niveli i ndotjes arrin zonën e kuqe. Është alarmuar shpesh nga mjekët se ajri i ndotur mund të ndikoj në shtimin e rasteve të sëmundjeve kardio-pulmonare, por kjo gjë ndikon edhe tek…
Spitali special për obstetrikë dhe gjinekologji ‘European Clinic’ e ka nisur mbarë vitin 2022. Kjo klinikë e ka prezantuar sallën e re të operacionieve e cila është një nga sallat më moderne në rajon. Salla është e kompletuar me të gjitha pajisjet e teknologjisë së fundit mjekësore. Spitali special per…
Muaji nëntor i gëzoi shumë çifte në European Clinic Kosova ku erdhën në jetë dhjetra fëmijë. Një nga foshnjat e lindura është edhe një vajzë e cila erdhi në jetë pas pritjes 20-vjeçare të nënës. Nëna ka falënderuar Zotin dhe gjinekologen Dr. Aida Kumnova për gëzimin e saj. “Ju uroj…
Mrekullia fillon në ‘European Clinic Kosova’, nuk është vetëm simbolike por edhe reale. Në vetëm dy ditë në këtë klinikë kanë ardhur në jetë plotë shtatë engjëj që kanë sjellë bekim dhe gëzim në familjet e tyre. Klinika iu ka uruar mirëseardhjen e parë bebeve Princ, Shaip, Bioken, Helena, Luna,…
‘European Clinic Kosova’ ka njoftuar se është pajisur me një ultrazë i cili është prodhim i vitit 2021 dhe është më moderni në Kosovë. “Versana Premier Platinium tek Spitali European Clinic Kosova. Versana Premier Platinium është ultrazë tejet modern, prodhim i vitit 2021 nga GE Healthcare, i cili ofron një…