- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i shpeshtë i vezëve mund të lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit. Sipas gjetjeve, personat që konsumojnë vezë të paktën pesë herë në javë kanë një probabilitet më të vogël për t’u diagnostikuar me këtë formë…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të konkursit për drejtor të QKUK-së dhe dy spitaleve në Ferizaj dhe Vushtrri. Në testin me shkrim të konkursit për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kandidati Mentor Zejnullahu ka marr 62.5 pikë, derisa kandidati tjetër…
Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë të martës, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Prishtinës, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e kryeqytetit dhe Fushë-Kosovës. Drejtoria për Siguri dhe…
Një studim i ri ka vënë në pikëpyetje bindjen tradicionale se bllokimi i arterieve të mëdha është shkaku kryesor i një forme të zakonshme të goditjes në tru, të njohur si goditja lakunare. Studiuesit thonë se dëmtimi i enëve të vogla të gjakut brenda trurit mund të jetë faktori kryesor…
Një mëngjes me shi dhe të ftohtë, Masooda shkon në një varrezë në kodër në veriperëndim të Kabulit për të vizituar varrin e vëllait të saj më të vogël, Mirwais. Por ajo nuk e di saktësisht se ku është varrosur ai pasi u vra në një sulm ajror pakistanez dy…
Një studim i ri sugjeron se rritja e numrit të hapave ditorë gjatë ditës pas një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e rikuperimit të pacientëve. Sipas gjetjeve, çdo 1,000 hapa shtesë në ditë lidhet me 18% më pak komplikime, 16% ulje të rrezikut për rikthim në spital…
Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko sugjeron se psilocibina, një substancë psikedelike që gjendet në kërpudhat “magjike”, mund të shkaktojë ndryshime afatgjata në funksionin dhe strukturën e trurit, duke ndikuar pozitivisht edhe në shëndetin mendor. Studiuesit analizuan 28 të rritur të shëndetshëm që nuk kishin…
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bënë të ditur se shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill 2026 ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për qind. Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), rritja…

