- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 18 dhe 19 korrikut 2026, duke bërë të ditur se vendi do të karakterizohet nga mot i nxehtë, me intervale me diell dhe vranësira. Sipas njoftimit të IHMK-së, të shtunën, më 18 korrik, “mbi vendin tonë do të…
Fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëhen një nga brezat më të pashëndetshëm të dekadave të fundit, pasi treguesit kryesorë të shëndetit të fëmijëve janë përkeqësuar ose kanë ngecur, paralajmërojnë pediatër të njohur. Një analizë e publikuar nga Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve (RCPCH) shqyrtoi 12…
Lajmet për shpërthimet e sëmundjeve infektive mund të ndikojnë në mënyrë të padukshme te mënyra se si mendojmë, gjykojmë dhe ndërveprojmë me të tjerët, edhe nëse nuk jemi të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut. Psikologët e shpjegojnë këtë fenomen me atë që quhet “sistemi imunitar i sjelljes”, një mekanizëm psikologjik i…
Sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë është një dukuri normale dhe njihet si leukorre. Ai është zakonisht i tejdukshëm ose me ngjyrë të bardhë qumështi, me konsistencë të hollë dhe erë të lehtë. Rritja e tij është një nga shenjat e hershme të shtatzënisë dhe vazhdon gjatë gjithë saj, duke ndihmuar në…
Asociacioni i të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë (ASD Peja), në bashkëpunim me Komunën e Pejës, ka ndërmarrë një nismë mbështetëse për fëmijët dhe të rinjtë me diabet të tipit 1, duke i pajisur me sensorë për monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të sheqerit (glukozës) në gjak. Kjo përpjekje synon…
Një ilaç i zhvilluar fillimisht për dëmtimet e palcës kurrizore mund të ketë potencial edhe në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit zbuluan se ilaçi KCL-286 mund të riparojë dëmtimet në ADN dhe të zvogëlojë inflamacionin në tru, dy procese që mund të shfaqen herët…
Një studim i ri ka analizuar mënyrën se si faktorët e rrezikut për demencën ndryshojnë në vende të ndryshme të botës, duke treguar se disa prej tyre janë më të përhapur në rajone të caktuara, ndërsa të tjerë shfaqen në modele të ngjashme globalisht. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH),…
Autoritetet shëndetësore në SHBA paralajmërojnë se shpërthimet e infeksionit nga Ciklospora, një parazit që shkakton diarre të ujshme dhe të fortë, mund të vazhdojnë deri në muajin gusht, ndërsa hetimet për burimin e kontaminimit në zinxhirin ushqimor janë ende në zhvillim. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë…

