Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 8°C, ndërsa maksimalet arrijnë në 20–25°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.

Më shumë

Një studim i rëndësishëm klinik ka treguar se ilaçi semaglutid (i njohur si Ozempic/Wegovy) mund të ndihmojë personat që vuajnë nga çrregullimi i përdorimit të alkoolit. Sipas rezultateve të publikuara, pacientët që morën këtë trajtim patën dukshëm më pak ditë me konsum të tepruar të alkoolit krahasuar me ata që…

Më shumë

Një studim i fundit sugjeron se përdorimi i antibiotikëve nuk rrit rrezikun që një person të zhvillojë sëmundjen celiake. Pacientët me sëmundje celiake kishin 24% më shumë gjasa të kishin përdorur antibiotikë krahasuar me familjarët e shëndetshëm ose me anëtarët e popullatës së përgjithshme, raportuan së fundmi studiuesit në revistën…

Më shumë