Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Oda e Infermierëve të Kosovës sot ka ndarë mirënjohje për infermierët që kanë dhënë kontribut ndër vite. Mirënjohjet janë ndarë në Ditën Ndërkombëtare të Mamisë, ku në ndërkohë është hapur edhe Java e Infermierisë nga kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, shkruan Gazeta Shneta. Ndër infermieret e…

Më shumë

5 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Mamive dhe fillimin e Javës së Infermierisë. Me këtë rast, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë ka organizuar një ceremoni, ku janë ndarë mirënjohje për stafin shëndetësor. Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, tha se 5 maji shënon…

Më shumë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me qëllim përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet shëndetësore. Sipas njoftimit, QKMF-ja në Prizren do të funksionojë deri në orën 22:00, transmeton Gazeta Shneta. Ky vendim është marrë në prag të…

Më shumë