Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

5 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Mamive dhe fillimin e Javës së Infermierisë. Me këtë rast, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë ka organizuar një ceremoni, ku janë ndarë mirënjohje për stafin shëndetësor. Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, tha se 5 maji shënon…

Më shumë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me qëllim përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet shëndetësore. Sipas njoftimit, QKMF-ja në Prizren do të funksionojë deri në orën 22:00, transmeton Gazeta Shneta. Ky vendim është marrë në prag të…

Më shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 629 vizita specialistike, ndërsa 53 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm. Aktualisht, në këtë institucion shëndetësor po trajtohen 212 pacientë të shtrirë, të cilët janë nën përkujdesje të vazhdueshme mjekësore. Në aspektin diagnostik dhe laboratorik, 245…

Më shumë

Lëngu i karotës konsiderohet me vlera të larta ushqyese, pasi siguron sasi të konsiderueshme të kaliumit dhe vitaminës C në trup. Konsumi i tij forcon imunitetin dhe përmirësohet, ndër të tjera shëndetin e lëkurës dhe syve. Le të shohim në detaje tetë përfitime mbresëlënëse të lëngut të karotës. Lëngu i…

Më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë. Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës…

Më shumë