- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, derisa ato maksimalet nga 21 në 24°C. Po ashtu era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5…
Lodrat dhe loja janë shumë të rëndësishme për zhvillimin fizik, mendor dhe emocional të fëmijës. Një lodër e mirë nuk duhet të jetë domosdoshmërisht e shtrenjtë, por duhet të jetë e sigurt, e përshtatshme për moshën dhe e ndërtuar sipas standardeve bazë të sigurisë. Lodrat mund të jenë të ndryshme,…
Kur bebja juaj tregon shenja se është gati, zakonisht rreth muajit të 6-të, mund të filloni me ushqime të ngurta. Megjithatë, ushqimi kryesor mbetet ende qumështi i gjirit ose formula. Fillimisht, jepni ushqim të ngurtë një herë në ditë, si drithëra për bebe të pasura me hekur, mish i grirë…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka publikuar rezultatet e testimit me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Sektorit të Shërbimeve të Përbashkëta Tekniko Administrative (ShPTA), në kuadër të procedurave të rekrutimit në sektorin publik shëndetësor. Sipas njoftimit zyrtar, nga tre kandidatët në listë, vetëm…
Një nga shtatë njerëz me HIV në Evropë nuk janë të vetëdijshëm që vuajnë nga infeksioni i tyre, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa viti 2015 shënoi rekord me të infektuar me HIV. “Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka vlerësuar se një në shtatë njerëz…
Një studim i ri tregon se fëmijët e njerëzve që jetojnë mbi 100 vjeç ushqehen pak më shëndetshëm se të moshuarit e tjerë, por ende nuk e plotësojnë plotësisht dietën e rekomanduar. Sipas burimit Euronews Health, studiuesit e Universitetit të Bostonit analizuan të dhëna ushqimore të 457 të rriturve që…
Dy persona kanë humbur jetën pasi një makinë përplasi një turmë në qytetin lindor gjerman të Leipzig-it të hënën pasdite, njoftoi kryebashkiaku Burkhard Jung. Sipas Jung, autori i dyshuar u arrestua, ndërsa motivi i ngjarjes nuk është i qartë për autoritetet. Policia konfirmoi se makina goditi disa persona në zonën…
Gjatë shtatzënisë, temperatura e trupit rritet natyrshëm, duke i bërë gratë më të ndjeshme ndaj vapës. Në tremujorin e parë, mbinxehja duhet shmangur, pasi mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit. Kur trupi përpiqet të ftohet, enët e gjakut ngushtohen dhe kjo mund të ulë furnizimin me gjak dhe lëndë…

