- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kur mbi një milion njerëz aplikuan për Maratonën e Londrës 2026, Andy Spary nuk ishte në mesin e tyre. Në atë periudhë, ai sapo kishte marrë një diagnozë që do t’i ndryshonte jetën. Në vitin 2024, ai po trajtohej për një absces që fillimisht mendohej të lidhej me sëmundjen e…
Në një anije turistike holandeze është dyshuar për një shpërthim të hantavirusit, ku deri tani tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë sëmurë. Hantavirusi është një sëmundje e rrallë e lidhur me brejtësit dhe është raportuar në disa pjesë të botës për dekada. Hantaviruset transmetohen kryesisht te…
Ministri i në detyrë Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me ligjin e ri për sigurime shëndetësore të gjitha barnat që blihen jashtë spitalit nga qytetarët do të kenë mundësi që të rimbursohen. Kjo, sipas Vitisë do të ndodhë pas kontraktimit me barnatoret. “Ligji i ri për sigurimet shëndetësore, për…
Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është lansuar shërbimi digjital për “ngjarjen jetësore: lindja e fëmijës” që do të thjeshtësojë vendosjen e informatave në mënyre digjitale. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar procedurën se sa e shpejtë është mënyra e vendosjes së…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026. Për 12 ditë, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, do të mund të aplikojnë online për t’u regjistruar, për…
Një studim i ri nga Spanja sugjeron se ndjekja e dietës mesdhetare mund të ndihmojë gratë që përballen me infertilitet dhe i nënshtrohen trajtimeve të fertilitetit, si inseminimi artificial, duke përmirësuar mjedisin mikrobiologjik vaginal. Hulumtimi është realizuar nga shkencëtarë të Institute of Agrochemistry and Food Technology, pjesë e Spanish National…
Studime të reja tregojnë se ndryshimet klimatike dhe ndotja e ajrit mund të lidhen me rrezikun e goditjes në tru, sipas Organizatës Botërore të Strokut. Sipas kërkimeve, ndryshimet në mjedis që po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike, si temperaturat ekstreme, ndryshimet e papritura të temperaturës, lagështia, presioni i ajrit, zjarret në…
Shëndeti i dobët mendor përbën një nga sfidat më të mëdha për shëndetin publik dhe ekonominë në Evropë, sipas një raporti të ri të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Sipas raportit, problemet e shëndetit mendor i kushtojnë ekonomive evropiane rreth 76 miliardë euro në vit, që përbën afërsisht…

