Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Menopauza nuk ndikon në mënyrë të njëjtë në të gjitha organet e trupit të gruas, por shkakton ndryshime të ndryshme dhe me ritme të ndryshme në sistemin riprodhues, sugjeron një studim i ri shkencor. Hulumtimi, i realizuar nga studiues në Barcelona Supercomputing Center, ka krijuar për herë të parë një…

Më shumë

Një person ka vdekur në vendin e punës sot në Gllaviçicë të Pejës, pas orër 12:00. Policia ka njodtuar se pas orës 12:00, një person është lënduar ne vend të punës në fshatin Gllaviçicë të Pejës. Sipas policisë, ai është dërguar në Spitalin Rajonal ku është konstatuar nga mjeku vdekja…

Më shumë

Postimet ideale për mëmësinë në rrjetet sociale mund të kenë ndikim negativ në shëndetin mendor të nënave, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i publikuar në Computers in Human Behavior, tregon se përmbajtjet që paraqesin një realitet “perfekt” – shtëpi pa rrëmujë, foshnje gjithmonë të qeta dhe nëna pa stres…

Më shumë

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses një operacion për heqjen e një plumbi nga mushkëria e një pacienti 28-vjeçar. Pacienti kishte mbetur me plumb në mushkëri që nga një plagosje rreth 10 muaj më parë, transmeton Gazeta Shneta. “Ekipi mjekësor ka…

Më shumë