- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në Gjermani është shënuar një rënie e ndjeshme e lindshmërisë, duke arritur në vitin 2025 nivelin më të ulët që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë këtij viti kanë lindur rreth 654 mijë fëmijë, ndërsa mbi 1 milion persona kanë ndërruar jetë, duke…
Pas zhvillimeve politike dhe dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, Kosova pritet të hyjë në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh. Sipas llogaritjes së afateve ligjore, duke marrë si pikënisje datën 29 prill, kur kanë filluar të rrjedhin procedurat për…
Një nënë australiane që falsifikoi diagnozën e kancerit të djalit të saj gjashtëvjeçar për të mbledhur donacione dhe për të financuar stilin e saj të jetesës luksoze është dënuar me më shumë se katër vjet burg. 45-vjeçarja nga Australia Jugore i rroi kokën dhe vetullat e djalit të saj, ia…
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë kryer 930 operacione gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, ndërhyrjet janë realizuar në repartet e Kirurgjisë, Ortopedisë, Gjinekologjisë me Obstetrikë, Urologjisë, Oftalmologjisë dhe Otorinolaringologjisë (ORL). Nga ky institucion bëhet e ditur se…
Ëndrrat nuk janë thjesht produkte të rastësishme të mendjes, por ndikohen nga personaliteti dhe përvojat e përditshme, sugjeron një studim i ri shkencor. Hulumtimi, i realizuar nga studiues në IMT School for Advanced Studies Lucca në Itali dhe i publikuar në Communications Psychology, analizoi mbi 3,700 përshkrime ëndrrash dhe përvojash…
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh presidentin e ri të vendit, kështu Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme. Gjatë ditës, përfaqësues të partive politike shkëmbyen akuza reciproke për përgjegjësinë e dështimit, me pushtetin që fajësoi opozitën për mungesë bashkëpunimi, ndërsa partitë opozitare akuzuan qeverinë për keqmenaxhim të procesit…
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet lokalisht të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të…
Një ilaç i ri në fazë eksperimentale, i quajtur asundexian, mund të shënojë një hap të rëndësishëm në parandalimin afatgjatë të goditjeve në tru. Sipas një studimi të publikuar në “The New England Journal of Medicine”, ky medikament ul me 26% rrezikun për një goditje të dytë te pacientët që…

