- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës sot ka mbajtur Konferencën Shkencore Pranverore me temë “Obeziteti si sfidë e mjekësisë moderne” Kjo konferencë mblodhi profesionistë të shëndetësisë dhe ekspertë të fushës për të trajtuar një nga çështjet më të rëndësishme të shëndetit publik në ditët e sotme. Konferenca shërbeu si…
Edhe pse nuk shihen me sy të lirë, mikroplastikat janë tashmë pjesë e përditshme e ushqimit tonë. Këto grimca shumë të vogla plastike gjenden në mish, perime, ujë dhe madje edhe në vezë. Ato mund të lirohen gjatë gatimit, të depërtojnë nga paketimet ose të përthithen nga ushqimet gjatë prodhimit…
Ngërçet e këmbëve janë kontraktime të papritura dhe të dhimbshme të muskujve, të cilat prekin deri në 3 nga 10 gra shtatzëna. Zakonisht ndodhin në muskujt e pulpës, por mund të shfaqen edhe në kofshë ose shputa. Ato shfaqen më shpesh gjatë natës dhe janë më të zakonshme në tremujorin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media. Ai ka thënë se ka folur me Hatixhe Hoxha që ka pranuar të tërhiqet nga kandidatura për presidente, në rast se LDK-ja i sjellë 15 nënshkrime. Ai tha se LDK-ja mund të nominojë këdo që do, pastaj me votim të…
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit është shtyrë përsëri. Për këtë ka njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se seanca tjetër do të mbahet në orën 23:00.
Pesha e foshnjës në lindje është një nga treguesit kryesorë të shëndetit të saj. Një bebe konsiderohet “e madhe” zakonisht kur peshon mbi 4.5 kg në lindje, një gjendje e njohur si makrosomia fetale ose “e madhe për moshën gestacionale”. Megjithatë, shumica e foshnjave të lindura në kohë (37–40 javë)…
Aspirina, një nga ilaçet më të vjetra dhe më të përdorura në botë, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje për një përfitim të papritur: uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit. Studimet e fundit tregojnë se jo vetëm që mund të pengojë formimin e tumoreve, por edhe të…
Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njerëzve duke rritur ndjeshëm sasinë e polenit në ajër dhe duke zgjatur sezonin e alergjive. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat në rritje jo vetëm që përkeqësojnë simptomat sezonale, por mund të shkaktojnë edhe ngjarje ekstreme, si fenomeni i njohur si “astma nga stuhitë”.…

