- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Pas lindjes së foshnjës, shumë nëna mendojnë për rikthimin e peshës së mëparshme. Megjithatë, koha e duhur për të filluar humbjen e peshës ndryshon nga personi në person dhe varet nga faktorë si pesha gjatë shtatzënisë, pesha para saj dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore. Në përgjithësi, rekomandohet që procesi të…
Një raport i fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), agjenci e Kombeve të Bashkuara, tregon se më shumë se 840 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të problemeve shëndetësore të lidhura me rreziqet psikosociale në vendin e punës. Faktorë të tillë si oraret e gjata, pasiguria në punë,…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni ka mbajtur më 27 prill 2026 mbledhjen e Kuvendit Qendror, me pjesëmarrjen e delegatëve nga degë të ndryshme të vendit. Sipas një njoftimi zyrtar, në këtë takim u diskutua për organizimin dhe drejtimin e mëtejshëm të shoqatës, ndërsa u morën edhe vendime për strukturat…
Nëse ndiheni më të qetë pas një shëtitjeje në park apo në pyll, kjo nuk është rastësi – është reagim biologjik i trupit. Qëndrimi në natyrë sjell ndryshime të matshme në organizëm, si ulja e hormoneve të stresit, stabilizimi i presionit të gjakut dhe madje përmirësimi i shëndetit të zorrëve.…
Një trend shqetësues po përhapet në disa vende, ku pacientë apo familjarë të tyre po refuzojnë transfuzionet e gjakut nga dhurues të vaksinuar kundër COVID-19, duke kërkuar vetëm “gjak të pavaksinuar”. Sipas ekspertëve, kjo po shkakton vonesa të rrezikshme dhe probleme serioze në funksionimin e spitaleve. Një studim i kryer…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është anëtarësuar në Asosacionin Europian të Shëndetit Publik (EUPHA), një prej rrjeteve më të rëndësishme profesionale dhe shkencore të shëndetit publik në Evropë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka theksuar se EUPHA është organizatë…
Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes është shtyrë përsëri, tani për në orën 19:00. Kjo, për shkak të mungesës së kuorumit. “Kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, tha Haxhiu. Kjo është hera e dytë brenda ditës që ndodhë shtyrja e seancës.
Kjo javë ka filluar nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe si e tillë do të vazhdojë edhe të martën, mirëpo me një destabilizim të lehtë të atmosferës, ku parashihet ndonjë rrebesh i izoluar në lokalitete gjatë orëve të pasdites. Nga dita e mërkurë gradualisht do të shtrihen masat…

