- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në Parlament. 66 të zgjedhur të popullit votuan për, ndërsa asnjë nuk votoi kundër apo abstenuan, transmeton Klankosova.tv. Por, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se projektligji ka disa mangësi, megjithatë, ajo përkrahu…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Vitia ka shkruar se miratimi i këtij projektligji është një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë.…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Projektligji u miratua me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Gjatë debatit, deputetët nga partitë opozitare vunë në pah se ka shumë paqartësi lidhur me këtë ligj. “Është një…
Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta, ditën e sotme. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Në njoftim bëhet e ditur se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit. “Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg/EO/ Projektligji kaloi pa votat e partive opozitare. “Më 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatoj se Kuvendi miratoi Projektligjin nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore…
Shkencëtarët kanë lidhur një bakter të zakonshëm me endometriozën, duke hapur rrugën për një epokë të re trajtimesh me antibiotikë. Për vite me radhë, endometrioza ka qenë një nga sëmundjet më të pakuptueshme dhe më të dhimbshme që prek gratë në mbarë botën. Por një studim i rëndësishëm, i publikuar…
Dr. Bujar Gashi nga sot do të jetë drejtor i ri i Shëndetsisë në Komunën e Prishtinës. Sipas disa burimeve të Gazetës Shneta, bëhet e ditur se Gashi ka nisur punën edhe zyrtarisht duke pasuar Izet Sadikun në këtë detyrë. Kujtojmë që ai ishte edhe drejtor i QKMF-së në Prishtinë./Gazeta…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se është vendosur që më 27 prill të mbahet seancë plenare, e cila nuk do të ketë në rend dite çështjen e presidentit. Ajo ka theksuar se në seancën e 27 prillit do të trajtohen çështje me rëndësi, përfshirë…

