- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri i prezantuar në një konferencë të neurologjisë në SHBA sugjeron se ndërhyrjet në stilin e jetesës mund të kenë efekt më të madh në përmirësimin e funksioneve njohëse tek pacientët me demencë të hershme dhe dëmtim të lehtë njohës. Sipas hulumtimit të udhëhequr nga Dr. Majid…
Kanceri i gjirit vazhdon të jetë forma më e shpeshtë e kancerit tek gratë, por mjekët po paralajmërojnë për një simptomë që shpesh kalon pa u vënë re – dhe që nuk ka të bëjë me masën klasike në gji. Sipas të dhënave nga American Cancer Society, këtë vit priten…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar të dhënat e punës për 24 orët e fundit. Sipas raportit, janë kryer 141 incizime me rëntgen, 56 ekzaminime me ultrazë dhe 20 rezonanca magnetike Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 499 vizita specialistike, ndërsa 46 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Aktualisht, në…
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite janë një sërë projektligjesh të rëndësishme për shqyrtim të dytë. Në këtë seancë, që fillon në ora 10:00, deputetët pritet të trajtojnë gjithsej 10 projektligje që prekin fusha të ndryshme, nga ekonomia dhe financat, deri te shëndetësia,…
Një raport i rëndësishëm shkencor mbi efektivitetin e vaksinave kundër COVID-19 nuk është publikuar, pavarësisht se kishte kaluar fazat fillestare të shqyrtimit, duke ngritur pikëpyetje mes ekspertëve. Studimi, i realizuar nga Centers for Disease Control and Prevention, kishte gjetur se vaksinat reduktonin rreth 50% vizitat në urgjencë dhe shtrimet në…
Një nga dilemat më të mëdha në trajtimin e kancerit të pankreasit vazhdon të mbetet: a duhet pacientët të operohen menjëherë apo të marrin fillimisht kimioterapi? Edhe pse ndërhyrja kirurgjikale mbetet e vetmja mundësi potencialisht shëruese për kancerin pankreatik, shumë pacientë përballen me rikthim të sëmundjes brenda pesë viteve. Arsyeja…
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të dendura parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 2°C, kurse ato maksimale nga 13 deri 16°C Erë pritet të ketë nga veriperëndimi 1-5m/s.
Rezistenca ndaj antibiotikëve po shndërrohet në një nga sfidat më serioze për shëndetin global. Një studim i ri sugjeron se kafshët e egra, veçanërisht zogjtë dhe dhelprat, mund të shërbejnë si sisteme paralajmëruese të hershme për përhapjen e kësaj rezistence në ekosisteme të ndryshme. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore…

