Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Tubi nervor është një strukturë që formohet shumë herët gjatë shtatzënisë, zakonisht brenda 4 javëve të para, shpesh para se gruaja të kuptojë se është shtatzënë. Ky tub krijohet nga bashkimi i qelizave dhe më pas zhvillohet për t’u bërë truri dhe palca kurrizore e foshnjës. Defektet e tubit nervor…

Më shumë

Dy persona janë goditur nga një veturë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi edhe për gjendjen e të lënduarve. “Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal,…

Më shumë

Praktikimi i jogës dhe Pilates gjatë shtatzënisë mund të jetë shumë i dobishëm si për nënën ashtu edhe për foshnjën. Megjithatë, është e rëndësishme të zgjidhen ushtrimet e duhura dhe të shmangen pozicionet që mund të jenë të rrezikshme. Para se të filloni, rekomandohet të konsultoheni me mjekun ose maminë…

Më shumë