Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Neuroshkencëtari Christian Doeller ka bërë një zbulim të rëndësishëm mbi mënyrën se si funksionon truri, duke treguar se ai vepron si një sistem navigimi. Për këtë punë, ai është shpërblyer me çmimin prestigjioz Çmimi Leibniz me vlerë 2.5 milionë euro. Në Instituti Max Planck për Shkencat Njohëse dhe të Trurit,…

Më shumë

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë është i sigurt dhe shumë i dobishëm për shumicën e grave. Ushtrimet ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes fizike, përgatitin trupin për lindje dhe lehtësojnë rikuperimin pas saj. Ato gjithashtu zvogëlojnë dhimbjet e shpinës dhe legenit, forcojnë muskujt, ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ulin rrezikun për…

Më shumë

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, ku u vendos që Kuvendi të mblidhet të enjten, në orën 10:00, për trajtimin e pikave të miratuara me shmangie nga afatet procedurale. Gjithashtu, të premten, po në orën 10:00, Kuvendi do mbajë një seancë në nderim të…

Më shumë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit R.E. Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri R.E., më parë e gjer më datë 08.10.2025 rreth orës 06:00 në Gjakovë, me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj…

Më shumë