- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Me kalimin e viteve, rutina e përditshme bëhet më e ngarkuar dhe energjia shpesh bie, gjë që e bën më të vështirë ruajtjen e një programi të rregullt ushtrimesh. Megjithatë, ekspertët theksojnë se aktiviteti fizik mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm për shëndetin në çdo moshë. Organizata Botërore e…
Kosova pritet të humbë përgjithmonë shumën prej 68,8 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nëse deri në fund të qershorit të këtij viti nuk i përmbush hapat në reforma të cilat kanë pasur afat deri në mesin e vitit 2025 me një periudhë gri deri më 30…
Ëndrrat që përjetojmë gjatë natës mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si ndihemi në mëngjes, sugjeron një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Sleep. Sipas hulumtimit, personat që përjetojnë ëndrra të mbushura me frikë kanë më shumë gjasa të zgjohen me humor të keq. Ndërkaq, kur ëndrrat…
Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme kumtoi se janë kryer transplantim i mëlçisë tek një pacient 67-vjeçar dhe veshkës tek njjë grua 51-vjeçare pasi që familja e personit të vdekur solli vendim për t’i dhuruar organet e tij. Në kumtesë ceket se në çastin më të vështirë, një familje…
Në Klinikën e Onkologjisë ka nisur procesi i renovimit të ashensorit, me qëllim përmirësimin e kushteve të shërbimit dhe rritjen e sigurisë për pacientët, familjarët dhe stafin mjekësor. Sipas QKUK -së, punimet përfshijnë zëvendësimin e plotë të ashensorit ekzistues me një sistem të ri, më modern dhe më funksional. Ky…
Gjatë mbajtjes së Konferencës së 7-të Ndërkombëtare të Stomatologjisë është zhvilluar një takim i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve stomatologjike nga Kosova, Kroacia dhe Shqipëria. Në takim morën pjesë kryetari i Odës të Stomatologëve të Kosovës, prof. dr. Blerim Kamberi, kryetari i Odës së Stomatologëve të Kroacisë, dr. Hrvoje Pezo,…
Një studim i ri shkencor ka treguar se ushtrimet fizike dhe përdorimi i dozave të ulëta të Ibuprofen mund të ndihmojnë në reduktimin e problemeve njohëse që shfaqen te pacientët që i nënshtrohen kimioterapisë. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Cancer, deri në 80% e pacientëve që marrin kimioterapi përjetojnë…
Para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministri i vendit Albin Kurti u shpreh se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është opsion. Kurti deklaroi se zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit. “Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo…

