- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 19 ndërhyrje kirurgjikale. Sipas të dhënave, në këtë periudhë janë kryer gjithsej 574 vizita specialistike, ndërsa 43 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Aktualisht, 210 pacientë janë të shtrirë në këtë institucion. Po ashtu, janë regjistruar 4…
Një person është gjetur pa shenja jete të martën në Prishtinë. Në raportin e policisë bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.“Rr. Rrahman Dini, Prishtinë 14.04.2026 – 05:30. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore…
Vitamina C është një nga vitaminat më të njohura dhe më të përdorura. Ajo shpesh lidhet me forcimin e imunitetit dhe mbrojtjen nga ftohjet, por ekspertët theksojnë se rreth saj ekzistojnë edhe shumë keqkuptime. Sipas një studimi të fundit, edhe pse vitamina C është thelbësore për organizmin, roli i saj…
Konsumimi i moderuar i kafesë mund të ketë përfitime për shëndetin mendor, sugjeron një studim i ri shkencor. Hulumtimi, i publikuar në revistën Journal of Affective Disorders, ka gjetur se konsumimi i dy deri në tre filxhanëve kafe në ditë lidhet me një rrezik më të ulët për çrregullime mendore,…
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell, të cilat herë pas here dhe lokalisht pritet të përcillen me reshje lokale shiu, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit. Si pasojë e prezencës së lartë të pluhurit saharian, në zonat me të reshura, do të…
Shkëlqim Goxhaj, drejtor i zjarrfikësve të Tiranës dha një deklaratë për mediat, ku tregoi shkakun e nisjes së zjarrit në pallatin 12-katësh pranë spitalit “Nënë Tereza”. Ai u shpreh se zjarri nisi në një biznes në katin e parë të pallatit dhe fasada ndikoi në përhapjen e flakëve. “Autoshkallat janë…
Studiuesit po shqyrtojnë gjithnjë e më shumë vaksinat ekzistuese si një mënyrë të mundshme për të ulur rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës. Një ndër vaksinat më premtuese është vaksina kundër gripit, e cila sipas studimeve të mëparshme lidhet me mbrojtje më të madhe për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fasadën e një pallati pranë QSUT, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje intensive të forcave zjarrfikëse. Një helikopter i është bashkuar operacionit për shuarjen e flakëve, duke hedhur ujë nga ajri për të ndihmuar ekipet në terren në vënien nën kontroll të zjarrit.…

