- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
7 persona kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri i rënë këtë pasdite pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. 3 zjarrfikës dhe 4 qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT, raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj. Forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit, i cili u…
Shtatzënia shënon fillimin e një etape të re në jetë dhe shpesh sjell shumë ndryshime fizike, emocionale, sociale dhe financiare. Përveç ndryshimeve të trupit si lodhja, të përzierat apo ndryshimi i formës trupore, mund të lindin edhe shqetësime që lidhen me punën, organizimin e jetës dhe planifikimin ekonomik. Është krejt…
Një studim i ri tregon se ndryshimet gjenetike mund të shpjegojnë pse disa persona reagojnë më mirë ndaj ilaçeve moderne për humbje peshe sesa të tjerët. Medikamente si Ozempic, Mounjaro dhe Zepbound kanë ndryshuar trajtimin e obezitetit dhe menaxhimin e peshës trupore, por efektet e tyre nuk janë të njëjta…
Konceptimi është momenti kur veza e gruas fekondohet nga spermatozoidi. Kjo ndodh zakonisht 1 deri në 2 ditë pas ovulacionit. Pas fekondimit, veza e fekonduar udhëton përmes tubit fallopian drejt mitrës, ku ngjitet në murin e saj dhe fillon shtatzënia. Nëse implantimi nuk ndodh me sukses, shtatzënia nuk vazhdon dhe…
Mund të jemi në shekullin e 21-të, por praktikat që të kujtojnë kohët e mëparshme duket se vazhdojnë të ekzistojnë në spitalet në Pakistan. Një hetim i fshehtë i BBC-së ka zbuluar parregullsi serioze në një spital qeveritar në epiqendrën e një shpërthimi të HIV-it që ka prekur më shumë…
Drejtoresha e Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, bëri thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës, gjatë një ceremonie simbolike të ndezjes së qirinjve në Kuvendi i Kosovës. Në fjalimin e saj, Rushiti theksoi se qindra…
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dekretin e Presidentes Osmani duke iu dhënë edhe 34 ditë kohë deputetëve për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kryeministri Kurti ka mbajtur një takim me kryetarin e LDK-së në lidhje me këtë çështje ndërkohë ka paralajmëruar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Megjithëse afatet…
Një nga momentet më emocionuese gjatë shtatzënisë është kur nëna ndien për herë të parë lëvizjet e foshnjës. Këto lëvizje janë shenjë e mirëqenies dhe zhvillimit normal të saj. Zakonisht ato fillojnë të ndihen mes javës së 16-të dhe 24-të të shtatzënisë, megjithëse në shtatzënitë e dyta apo të mëvonshme…

