- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Arrestohen edhe dy persona për rastin në Ferizaj ku u kapën rreth 18 kg drogë, Prokuroria jep detaje
Sistemi Prokuroria ka njoftuar se, përmes operacionit të koordinuar ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës – Task Forca “White Star”, që u zhvillua më 13 prill 2026 në Komunën e Ferizajt, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për trafikim të narkotikëve, duke e çuar në katër…
Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se çdo 14 prill, zëri i të mbijetuarave bëhet zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare dhe thirrje për drejtësi para botës. Në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës, ajo me anë të një postimi në Facebook tha se zëri i tyre sot…
Një studim i ri sugjeron se statusi martesor mund të lidhet me rrezikun për zhvillimin e kancerit, duke treguar se personat e pamartuar kanë gjasa dukshëm më të larta për t’u prekur nga kjo sëmundje. Hulumtimi, i publikuar në revistën Cancer Research Communications, ka analizuar të dhënat e mbi 100…
Kompania farmaceutike daneze Novo Nordisk ka njoftuar një partneritet të ri me OpenAI, me synim përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e zhvillimit të barnave. Sipas njoftimit, bashkëpunimi do t’i mundësojë kompanisë të analizojë sasi të mëdha të dhënash, të identifikojë më shpejt molekula potenciale dhe të reduktojë kohën nga…
Projektligji i ri i Qeverisë së Kosovës për masat e përkohshme ndaj produkteve themelore parasheh ndërhyrje të drejtpërdrejtë në treg vetëm në raste të destabilizimit ekonomik, me synim kryesor mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Sipas draftit të publikuar, institucionet do të kenë të drejtë të vendosin…
Teksa kudo në botë vëmendja ndaj pandemisë “Covid 19” është zbehur, një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD-së) lajmëroi se sindroma “Long COVID” (Covid i gjatë) do të vazhdojë të rëndojë mbi ekonomitë dhe sistemet shëndetësore për të paktën një dekadë tjetër. Për Shqipërinë, një…
Të paktën 16 persona janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në juglindje të Turqisë, pasi një ish-nxënës hapi zjarr të martën, raportoi Associated Press. Sipas autoriteteve, sulmuesi 18-vjeçar, i armatosur me një pushkë gjuetie, ka qëlluar në mënyrë të rastësishme brenda një shkolle profesionale…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar të dhënat për shërbimet e ofruara gjatë javës së kaluar. Sipas raportit, në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 24 lindje, prej tyre 13 vajza dhe 11 djem. Gjatë javës janë realizuar edhe 2,930 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 228 pacientë për trajtim. Mesatarisht,…

