- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Studimi i ri zbulon rrugën biologjike përmes së cilës stresi psikologjik aktivizon sistemin imunitar dhe nxit ekzemën. Ekspertët thonë se ky zbulim mund të ndryshojë mënyrën si kuptohet dhe trajtohet kjo gjendje Hulumtimet tregojnë se stresi kronik mund të shkaktojë ekzemë, një sëmundje jo ngjitëse inflamatore të lëkurës. Dermatiti atopik,…
Jo vetëm IVF-ja, Klinika e Gjinekologjisë së shpejti vjen dhe me një shërbim të ri. Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, bëri të ditur se klinika që ai drejton po vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve për pacientet, duke sjellë risi të rëndësishme në fushën e shëndetit riprodhues. Ai theksoi se,…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, 19 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 31…
Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës i ka publikuar ofertat e operatorëve ekonomik për tenderin mbi 1.8 milion Euro për furnizim me pajisje, unitate dhe tavolina. Në tenderin me titull “Furnizim me Autokllav, Unitate Stomatologjike, Tavolina Laboratorike për Punime Dentare me Sistem të Aspirimit të Integruar dhe Sistem qendror I…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, teksa partitë opozitare kërkuan më shumë informacione nga Qeveria lidhur me pagesat dhe pakot që do të ofrohen. Projektligji u miratua me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Shqyrtimi i dytë…
Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, në kuadër të shërbimit të Kirurgjisë Maksillofaciale, gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë realizuar 116 operime. Sipas të dhënave, prej tyre 96 janë kryer me anestezion lokal, ndërsa 20 me anestezion të përgjithshëm, shkruan Gazeta Shneta. Ky shërbim, i themeluar para shtatë…
Një studim i ri shkencor ka ngritur shqetësime serioze për përdorimin e inteligjencës artificiale në mjekësi, duke treguar se modelet e avancuara të gjuhës dështojnë në më shumë se 80% të rasteve për të dhënë një diagnozë fillestare të saktë. Hulumtimi, i realizuar nga Mass General Brigham dhe i publikuar…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës .Seanca do të mbahet me fillim nga ora 17:00. Në rend dite është paraparë pika “Shënimi i Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të…

