- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit. Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, në zonat me të reshura, do të përcillen me baltë. Era do të fryjë kryesisht…
Mjekët endokrinologë në Suedi po paralajmërojnë prindërit se kremrat dhe xhelet hormonale që i përdorin mund të kalojnë te fëmijët përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëkurën. Të paktën dhjetëra fëmijë në Suedi kanë zhvilluar ndryshime fizike të papritura pas ekspozimit të pavetëdijshëm ndaj hormoneve që përdoren nga prindërit e tyre,…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion të përbashkët që ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 15 kilogramëve substancë narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar. Aksioni është realizuar në Komunën e Ferizajt, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, me…
Një krizë globale ushqimore mund të zhvillohet nëse trafiku normal nuk rifillon së shpejti përmes Ngushticës së Hormuzit, ka paralajmëruar Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së. Përmasa të konsiderueshme të furnizimit botëror me produkte të nevojshme për bujqësi, duke përfshirë naftën, gazin natyror, urenë dhe plehrat, aktualisht janë të…
Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i lartë i ushqimeve ultra të përpunuara (UPF) mund të lidhet me një rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit në mushkëri. UPF përfshijnë produkte të gatshme për konsum të menjëhershëm, të cilat përmbajnë shtesa të shumta si aroma, ngjyrues, emulsifikues…
Gjermania do të lejojë përdorimin e psilocibinës, substancës halucinogjene që gjendet në kërpudhat “magjike” – për një numër të kufizuar pacientësh me depresion të rëndë, të cilët nuk kanë pasur përfitim nga trajtimet standarde. Kjo shënon herën e parë në Bashkimin Evropian që psilocibina do të përdoret përmes një programi…
Kaos në aeroportet evropiane nga sistemi i ri kufitar, radhë të gjata dhe vonesa për mijëra udhëtarë
Mijëra udhëtarë jo të BE po përballen me radhë të gjata, vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh në shumë aeroporte evropiane, si pasojë e zbatimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar Entry/Exit System (EES) të Bashkimi Evropian. Sistemi i ri kërkon regjistrimin biometrik të udhëtarëve nga vendet jashtë zonës…
Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar mbi 600 lidhje mes endometriozës dhe problemeve të tjera shëndetësore, duke përforcuar idenë se kjo sëmundje nuk prek vetëm sistemin riprodhues, por gjithë organizmin. Endometrioza është një sëmundje e dhimbshme që prek rreth një në dhjetë gra në mbarë botën.…

