- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Pijet energjike janë bërë gjithnjë e më të përhapura në mbarë botën, sidomos në mesin e të rinjve që i konsumojnë për të rritur përqendrimin, energjinë dhe performancën gjatë ditës. Megjithatë, sipas ekspertëve të Mayo Clinic, këto produkte nuk janë aq të padëmshme sa duken dhe mund të kenë pasoja…
Meditimi po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një mjet efektiv për përmirësimin e shëndetit mendor. Sipas studimeve të fundit, edhe vetëm 10 minuta në ditë mund të kenë ndikim të dukshëm në reduktimin e stresit. Studiuesit kanë zbuluar se meditimi ndikon drejtpërdrejt në strukturën e trurit, duke forcuar zonat…
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0–1°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 9–12°C. Gjatë orëve të pasdites, në disa zona mund të ketë riga të lehta shiu. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s. / Gazeta Shneta/
Mes kritikash e kundërshtimesh, Vetëvendosja miraton në lexim të parë Projektligjin për çmimet tavan
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, mes kundërshtimeve nga partitë opozitare. Për projektligjin votuan 63 deputetë, 19 ishin kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim. Lëvizja Vetëvendosje në pushtet propozoi që më 23…
Acidi folik (i njohur edhe si folat ose vitamina B9) është një vitaminë shumë e rëndësishme gjatë shtatzënisë, pasi ndihmon në zhvillimin normal të trurit, shtyllës kurrizore dhe sistemit nervor të foshnjës. Folati gjendet natyrshëm në ushqime, ndërsa “acidi folik” është forma e tij që shtohet në produkte ushqimore ose…
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme parlamentare, ka thënë se me ligjin e ri, pensionistëve do u zvogëlohet pensioni për 3.5%. Ajo ka pyetur qeverinë edhe se, cilat barna, pensionistët do i marrin pa pagesë. ‘’Një lajm shumë i keq për pensionistët, sepse po…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, teksa partitë opozitare kërkuan më shumë informacione nga Qeveria lidhur me pagesat dhe pakot që do të ofrohen. Projektligji u miratua me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Shqyrtimi i dytë…
Një studim i ri tregon se rrjetet sociale janë të mbushura me informacione të pasakta mbi shëndetin mendor, duke krijuar rrezik sidomos për të rinjtë që i përdorin këto platforma për të kuptuar simptomat e tyre. Sipas studimit, mbi 50% e publikimeve për tema si autizmi, ADHD, depresioni apo ankthi…

