Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Depresioni pas lindjes është një gjendje e zakonshme që mund të prekë çdo prind të ri. Kjo situatë karakterizohet nga ndjenja trishtimi, zbrazëtie dhe pafuqie, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme dhe aftësinë për t’u kujdesur për foshnjën. Ndryshe nga “baby blues” (luhatjet e përkohshme emocionale pas lindjes), kjo…

Më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e jashtëzakonshme ka prezantuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, raporton Ekonomia Online. Vitia theksoi rëndësinë e tij për reformimin e sistemit shëndetësor në vend. “Ky ligj pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin shëndetësor në vend. Është një hap i rëndësishëm drejt…

Më shumë

Kuvendi i Kosovë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot nga ora 17:00. Në njoftim thuhet se do të miratohen disa projektligje. Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, 2. Shqyrtimi i…

Më shumë

Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Valneva kanë njoftuar rezultate inkurajuese për vaksinën kundër sëmundjes Lyme, duke hapur rrugën drejt miratimit për përdorim. Vaksina eksperimentale ka treguar mbi 70% efikasitet në provat klinike, pavarësisht sfidave të hasura gjatë studimit, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta. Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial…

Më shumë