- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Çmimet e barnave esenciale në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Madje, në shumë institucione shëndetësore ka mungesë të tyre, çka po i detyron pacientët që të njëjtat t’i blejnë jashtë këtyre institucioneve. Kështu, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana…
Fibrat, omega-3, magnezi dhe proteinat luajnë rol kyç në stabilizimin e glikemisë, ndërsa disa ushqime të zakonshme mund ta përkeqësojnë gjendjen pa e kuptuar. Rezistenca ndaj insulinës është një gjendje kur qelizat e trupit bëhen më pak të ndjeshme ndaj insulinës, hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak (glukozës).…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2.289 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit. Sipas raportit policor, në këtë periudhë janë regjistruar 57 aksidente trafiku, prej të cilave 24 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 33 me dëme materiale. Po ashtu,…
Mikrobioma – bakteret që jetojnë në zorrët tona – po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një faktor kyç për shëndetin e përgjithshëm dhe funksionimin e trurit, tregojnë studime të fundit ndërkombëtare. Shpesh e quajtur si “truri i dytë”, zorra luan rol të rëndësishëm jo vetëm në tretje, por edhe…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 4-7°C ndërsa ajo maksimalja nga 12-15°C. “Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim
Lufta në Irani po shkakton ndotje të rëndë mjedisore që mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve për dekada. Sulmet ndaj fushave të gazit, objekteve bërthamore dhe impianteve të desalinizimit po çlirojnë kimikate toksike, metale të rënda dhe ndotës të tjerë në ajër, tokë dhe ujë. Sipas Kaveh Madani nga…
Një studim i ri tregon se puna nga shtëpia (WFH) lidhet me nivele më të larta të lindshmërisë. Sipas të dhënave nga 38 vende, përfshirë ato evropiane, çiftet ku të dy partnerët punojnë nga shtëpia të paktën një ditë në javë kanë mesatarisht 0.32 fëmijë krahasuar me çiftet që punojnë…
Prerja cezariane (C-section) është një operacion për lindjen e foshnjës përmes një prerjeje në bark. Një prerje C emergjent rekomandohet kur ka shqetësime për shëndetin tuaj ose të foshnjës, ose në raste të rrezikshme për jetën. Shumica e grave janë zgjuar gjatë operacionit, por ndonjëherë përdoret anestezia e përgjithshme. Nëse…

